web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rregulli i ri i vizave të BE-së/ Ndryshimi do të synojë kufizime për qytetarët izraelitë

18 Qershor 2025, 12:06, Kosova & Bota CNA

Rregulli i ri i vizave të BE-së/ Ndryshimi do të synojë

Izraeli pritet të jetë një nga vendet e para të synuara nga një reformë e mekanizmit për pezullimin e udhëtimit pa viza për qëndrim të shkurtër në vendet e BE-së dhe Shengenit, e miratuar të martën nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, sipas burimeve të Parlamentit Evropian.

Rregullat e reja ndryshojnë bazat për pezullimin e skemave pa viza për të përfshirë shkeljet e të drejtave të njeriut, të cilat mund të çojnë në vendosjen e vizave të detyrueshme për qytetarët izraelitë, ndër të tjera, thanë për mediat e huaja burime nga Parlamenti.

Aktualisht, shtetasit nga 61 vende, përfshirë Australinë, Brazilin, Izraelin, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë në zonën Shengen për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

BE-ja mund ta pezullojë regjimin pa viza në kushte specifike. Deri më tani kjo ka ndodhur vetëm një herë, me Republikën e Vanuatut, për shkak të skemës së saj të shtetësisë me investim, e cila u dha rusëve të pasur pasaporta të Vanuatanit që u lejonin udhëtim të lirë në BE./CNA





Lajmet e fundit nga