I dënuar me 24 vite burg për vrasje/ Kapet në Angli 60-vjeçari
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...

Kryeministri britanik, Keir Starmer, do të diskutojë me udhëheqësit gjermanë një marrëveshje historike për ekonominë dhe mbrojtjen, duke u përpjekur që ta shfrytëzojë vizitën të mërkurën si një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet e vendit të tij me pjesën tjetër të Evropës.
Në prag të një vizite dyditore në Gjermani dhe Francë, zoti Starmer tha se dëshiron që Britania t’i tejkalojë marrëdhëniet jo të mira të qeverisë së mëparshme konservatore me aleatët evropianë. Ai tha se kërkon që në qendër të përpjekjeve të tij për të nxitur rritjen ekonomike të Britanisë të vendosë lidhje më të mira me bllokun.
Në ndalesën e parë në Berlin, Kryeministri Starmer do të zhvillojë bisedime me kancelarin Olaf Scholz lidhur me një pakt të ri për të cilin besojë se do sjellë një shkallë të re bashkëpunimi në fusha të tilla si tregtia dhe energjia.
“Ne duhet ta lëmë pas Brexit-in dhe të rregullojmë marrëdhëniet e prishura të trashëguara nga qeveria e mëparshme”, tha zoti Starmer në një deklaratë. “Kemi një mundësi një herë në një brez për të rindërtuar lidhjet tona me Evropën”.
Britania dhe Gjermania, vende anëtare të NATO-s dhe shpenzuesit më të mëdhenj në fushën e mbrojtjes në Evropën Perëndimore, po kërkojnë mënyra për të rritur bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes përpara mundësisë që Shtetet e Bashkuara të pakësojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën nëse republikani Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë në fillim të vitit të ardhshëm.
Ish-Presidenti Trump ka paralajmëruar se nëse i fiton zgjedhjet ai do të shqyrtojë rrënjësisht “qëllimin dhe misionin e NATO-s”.
Ai gjithashtu nuk është zotuar për vazhdimin dërgimit të ndihmave për Ukrainën dhe ka thënë se nuk do t’i mbronte aleatët që nuk i plotësojnë kuotat e buxhetit për mbrojtjen. Republikani Trump po përballet në një garë të ngushtë me nënpresidenten Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit për Shtëpinë e Bardhë.
Shqetësimet se SHBA mund të pakësojë mbështetjen për Ukrainën janë rritur që kur zoti Trump zgjodhi JD Vance si kandidat për postin e nënpresidentit. Zoti Vance ka theksuar kundërshtimin e tij që Shtetet e Bashkuara t’i ofrojnë Ukrainës, siç është shprehur ai, “para pafund” në luftën kundër agresionit rus.
Një partneritet mbrojtjeje mes Anglisë dhe Gjermanisë mund të ngjajë me paktin “Lancaster House” midis Britanisë dhe Francës në vitin 2010, sipas zyrtarëve. Marrëveshja me Gjermaninë synon krijimin e një force të përbashkët si dhe hulumtime të përbashkëta në qendrat kërkimore për raketat bërthamore.
Negociatat mes palëve do të vazhdojnë gjatë muajve në vazhdim me synimin për arritjen e marrëveshjes në fillim të vitit të ardhshëm, sipas zyrës së Kryeministrit Starmer, dhe nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të mbrojtjes në muajin korrik.
Kryeministri Starmer do të zhvillojë gjithashtu bisedime me udhëheqës të fushës së biznesit, përfshirë Armin Papperger, shefin ekzekutiv të firmës gjermane të armëve “Rheinmetall”, i cili sipas njoftimeve të shtypit muajin e kaluar ishte objektiv i një komploti rus për ta vrarë. Kremlini ka thënë se njoftimet ishin të rreme dhe nuk mund të merreshin seriozisht.
Zoti Starmer do të takohet gjithashtu me shefin e kompanisë “Siemens Energy” Christian Bruch, e cila ka rreth 6,000 punonjës në Britani. Ata do të bisedojnë për shtimin e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës me kualifikim të lartë.
Gjatë ndalesës në Paris, zoti Starmer do të zhvillojë bisedime me udhëheqës të biznesit francez si dhe do të pritet nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysee./VOA
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ink...
Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCH...
Ushtria izraelite tha se ka shpëtuar edhe një tjetër p...
Pronari i “Meta”, Mark Zuckerberg, ka deklaruar se i vjen ...
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë,...
Depozitat e qytetarëve të Kosovës po vazhdojnë të rriten n...
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hop...
Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërt...
"Mirëdita! Pasaportat, ju lutem! Duhet t’ju marrim edhe gj...
Europol ka mbështetur policinë spanjolle dhe atë kolumbian...
Prokurori i posaçëm, Jack Smith, i kërkoi të hënën një...
Kur shpërthyen protestat në Bjellorusi më 2020, pas zgjedh...
21-vjeçari nga Sri Lanka nuk priste të dërgohej në vij...
Rusia ka vënë në shënjestër Ukrainën me një valë tjetër su...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka biseduar me p...
Greqia ka përjetuar 50 për qind më shumë zjarre gjatë kësa...
Burime të sigurisë gjermane paralajmëronin sot se një bazë...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se arrestim...
Bashkimi Europian ka tashmë gati planin për dërgimin e mis...
Anija çisternë "Delta Sounion" e përfshirë nga zjarri pas su...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...