Mbi 200 miliardë dollarë ndihma për COVID-19 mund të jenë vjedhur
Më shumë se 200 miliardë dollarë mund të jenë vjedhur nga ...

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i cili po kandidon për të fituar emërimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ka fajësuar “idetë e majta” për atë që ai e cilëson si një rënie në qytetet dhe shtetet e drejtuara nga demokratët. Sondazhet e fundit tregojnë se republikani DeSantis renditet në vendin e dytë pas zotit Trump me një diferencë që varion nga 20% sipas anketës së zhvilluar nga agjencia e lajmeve Reuters dhe 30% sipas anketës nga Quinnipiac.
Gjatë një tubimi në shtetin Nju Hampshire, guvernatori i Floridës Ron DeSantis fajësoi idetë e majta për rënien ekonomike dhe sociale në qytetet dhe shtetet e drejtuara nga demokratët. Zoti DeSantis po kandidon për të fituar emërimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor të vitit 2024.
“Idetë për të cilat ne luftojmë kanë vlera. Idetë që kemi zbatuar në Flordia kanë funksionuar”.
Republikani DeSantis mori si shembull qytetet Los Anxhelos, San Françisko dhe Çikago të drejtuara nga demokratët, ku problemet sociale dhe ekonomike janë të lidhura me zbatimin e ideve të majta, siç u shpreh ai.
“Në qytetin Nejpells (Naples-Florida) është rritur vlera e pasurive të paluajtshme. Sa herë që rriten çmimet e shtëpive e di që Çikagoja ka bërë një marrëzi tjetër dhe njerëzit largohen. Ata kishin një kryebashkiake të tmerrshme dhe zgjodhën një kryebashkiak edhe më të majtë”.
Zoti DeSantis theksoi rëndësinë e shkollave duke shtuar se sistemi arsimor nuk i zëvendëson të drejtat e prindërve.
“Qëllimi i sistemit tonë shkollor është që t’i arsimojë fëmijët, jo t’i indoktrinojë ata. Prindërit kanë të drejtën themelore në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve të tyre”.
Zoti DeSantis tha se prindërit duhet të vendosin për ato që u mësohen fëmijëve nëpër shkolla, ndërsa ka nga ta që mendojnë se prindërit nuk duhet të dinë se çfarë mësimesh jepen në shkollat e fëmijëve të tyre.
Gjatë takimit në qytetin Hollis, guvernatori DeSantis u pyet nëse zoti Trump e kishte cënuar kalimin paqësor të pushtetit në vitin 2020.
“Nëse këto zgjedhje përqendrohen tek dështimet e Presidentit Biden dhe vizioni ynë për të ardhmen, ne do të fitojmë. Nëse u kthehemi gjërave që kanë ndodhur dy ose tre vite më parë, ne do të humbasim”, tha zoti DeSantis.
Një muaj më parë guvernatori i Floridës shpalli kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë. Sondazhet e fundit tregojnë se republikani DeSantis renditet në vendin e dytë pas zotit Trump me një diferencë që varion nga 20% sipas anketës së zhvilluar nga agjencia e lajmeve Reuters dhe 30% sipas anketës nga Quinnipiac. Në vend të tretë renditet ish-Zëvendëspresidenti Mike Pence me rreth 7% mbështetje sipas sondazheve nga Reuters./ VOA
Më shumë se 200 miliardë dollarë mund të jenë vjedhur nga ...
Largimi i udhëheqësit të grupit Wanger, Yevgeny Prigoz...
Autoritetet ukrainase arrestuan të mërkurën një person i c...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar në l...
Një ngjarje e pazakontë që reflekton anën e mirë njerë...
Ish-presidenti Donald Trump po bën fushatë për t'u rik...
Parlamenti i Kroacisë votoi të mërkurën për njohjen e Holo...
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó...
Procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në...
Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Kievit një paketë të re...
Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Nivelit të Lartë të...
Një grup i senatorëve amerikanë kërkoi nga administrata e ...
Më shumë se 19,917 njerëz humbën jetën në aksidente rrugor...
Një sulm tjetër nga rusët ka shkaktuar shumë viktima. Nga ...
Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan të m...
Protestat dhe trazirat shpërthyen në kryeqytetin francez g...
Rusia përjetoi kërcënimin më serioz ndaj shtetit në dekada...
Yevgeni Prigozhin, udhëheqësi i grupit mercenar rus ‘Wagne...
UASHINGTON (AP) - Një regjistrim në audio i një bisede në ...
Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...