EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Gjatë një sulmi në Gazë të shtunën, forcat izraelite shpëtuan katër persona, që mbaheshin peng nga Hamasi që nga tetori. Zyrtarët palestinezë thanë se gjatë sulmit të së shtunës u vranë 200 persona. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ky është një nga sulmet më të përgjakshme izraelite gjatë luftës tetë-mujore.
Operacioni i shpëtimit të pengjeve dhe sulme intensive ajrore u kryen në Al-Nuseirat të Gazës qendrore, një zonë me ndërtime të dendura.
Ndërkohë, agjencia Associated Press duke iu referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi, njoftoi për vrasjen e të paktën 94 palestinezëve, mes tyre fëmijë, si pasojë e luftimeve të ashpra në Gazën Qendrore. Gazetarët e agjencisë Associated Press njoftuan se në spitalin Al-Aqsa ishin dërguar edhe rreth 100 të plagosur.
Mes të vdekurve ishte edhe një foshnjë. Të afërmit u panë të vajtonin para trupave të pajetë të fëmijëve, të mbuluar me gjak. Trupat u vendosën përtokë jashtë, spitalit, zbathur, ndërsa shumë të plagosur u panë të dërgoheshin me shpejtësi për ndihmë mjekësore.
Në operacionin më të madh për lirimin e pengjeve që kur nisi lufta kundër Hamasit në Gazë, ushtria izraelite tha se liroi Noa Argamanin, 25 vjeç, Almog Meir Janin, 21 vjeç, Andrey Kozlovin, 27 vjeç, si dhe Shlomi Zivin, 40 vjeç, në një operacion gjatë ditës në qendër të Al-Nuseiratit. Të gjithë ishin mirë, sipas njoftimit të ushtrisë. Ata u dërguan me helikopter për kontrolle mjekësore dhe ribashkim me të dashurit pasi u mbajtën peng 246 ditë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se luftimet do të vazhdojnë derisa të lirohen të gjithë pengjet. Një ekip amerikan i specializuar për lirimin e pengjeve ofroi mbështetje gjatë operacionit të shpëtimit, sipas një zyrtari të administratës amerikane, i cili nuk ishte i autorizuar të komentonte dhe kërkoi të mos identifikohej.
Ndërsa ofensiva e Izraelit në Gazë vazhdon me intensitet të plotë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme të dielën me shpresën për të bindur Izraelin dhe militantët e Hamasit që të pranojnë një marrëveshje armëpushimi të konceptuar për të ndalur luftimet, për të liruar pengjet dhe për të lejuar më shumë ndihma humanitare në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta.
Udhëtimi tre-ditor i sekretarit Blinken do të përfshijë ndalesa në Egjipt, Izrael, Jordani dhe Katar./ Voa
Drejtori i Përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij, Christ...
Presidenti Joe Biden ndodhet sot në Paris ku është pritur ...
Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Doni...
Katër pengje izraelite të rrëmbyer nga Hamasi nga festival...
Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një ndër temat kry...
Me 88 vota për dhe 22 kundër, Kuvendi i Maqedonisë së Veri...
Astronauti amerikan i misionit Apollo 8, Bill Anders, i ci...
OKB-ja ka shtuar ushtrinë izraelite në listën e shkelësve ...
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është s...
Policia gjermane filloi të kryejë kontrolle të përkohsh...
Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikane të ripër...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Koso...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër n...
Ndërkohë që lufta në pjesën lindore të Ukrainës po vazhdon...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u takua në Pa...
Pa asnjë shenjë përparimi në përpjekjet e ndërmjetësuesve ...
Punëtorët e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics, në...
Kur Hungaria ndodhet para zgjedhjeve, Viktor Orban, fillon...
Fenomeni ende i ri i quajtur "sextortion" nënkupton seks d...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do t'u drej...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...