Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u takua në Paris me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky ku njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 225 milionë dollarësh për Kievin.
Zoti Biden i kërkoi për herë parë publikisht falje Ukrainës për vonesën prej disa muajsh të ndihmës ushtarake amerikane që i dha mundësi Rusisë të shënonte përparim në fushëbetejë, ndërsa Presidenti ukrainas bëri thirrje për mbështetje dypartiake ndaj Shteteve të Bashkuara, “njësoj si gjatë Luftës së Dytë Botërore”.
Duke folur në kryeqytetin francez, ku të dy morën pjesë në ceremonitë për 80-vjetorin e Zbarkimit të Aleatëve në Evropë, zoti Biden i kërkoi ndjesë popullit ukrainas që për javë me radhë nuk e dinin nëse vendi do të merrte ndihmë pasi republikanët konservatorë në Kongres bllokuan ndihmën ushtarake për Ukrainën prej 61 miliardë dollarësh për 6 muaj me radhë.
Megjithatë presidenti Biden këmbënguli se populli amerikan ishte në krah të Ukrainës. “Dhe vazhdojmë t’ju përkrahim. Plotësisht. Në mënyrë të gjithanshme”, tha ai. Zoti Zelensky falenderoi popullin amerikan për mbështetjen dhe po ashtu edhe ligjvënësit të cilët u bënë bashkë për të miratuar paketën e ndihmës që i dha mundësi Ukrainës të frenonte Rusinë të shënonte përparime gjatë javëve të fundit.
“Është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i gjithë populli amerikan të qëndrojë krah Ukrainës si gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha zoti Zelensky. "Njësoj si atëherë kur Shtetet e Bashkuara ndihmuan për të shpëtuar jetë njerëzore, për të shpëtuar Evropën. Ne presim mbështetjen tuaj të vazhdueshme për të qëndruar krah për krah nesh", tha zoti Zelensky .
Paketa e re e ndihmës ushtarake prej 225 milionë dollarësh e Shteteve të Bashkuara për Kievin përfshinë municion për sistemin e artilerisë reketore me levizshmëri të shpejtë, ose HIMARS, sisteme mortajash dhe sasi të mëdha predhash artilerie.
Presidentët Biden dhe Zelenskyy morën pjesë në ceremonitë për 80-vjetorin e Zbarkimit të Aleatëve në Evropë, në Normandi, në Francën veriore, së bashku me udhëheqësit evropianë që kanë mbështetur përpjekjet e Kievit në luftë.
Në një fjalim 20-minutësh të premten në Asamblenë Kombëtare, dhoma e ulët e parlamentit francez, Presidenti Zelensky hoqi paralele me sakrificat e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe luftën aktuale të vendit të tij.
"Kjo betejë është një udhëkryq," tha zoti Zelensky. "Një moment kur mund ta shkruajmë historinë ashtu siç duhet. Ose të bëhemi viktima të historisë siç i përshtatet … armikut tonë”./ VOA
Pa asnjë shenjë përparimi në përpjekjet e ndërmjetësuesve ...
Punëtorët e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics, në...
Kur Hungaria ndodhet para zgjedhjeve, Viktor Orban, fillon...
Fenomeni ende i ri i quajtur "sextortion" nënkupton seks d...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do t'u drej...
Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me politikën e qeveri...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thën...
Hristijan Mickovski i VMRO-DPMNE-së të enjten e mori manda...
Sulmet e dyshuara ukrainase me dronë kanë shkaktuar zjarr ...
Autoritetet kosovare e kanë marrë në pyetje të enjten bash...
Dhjetëra njerëz u vranë nga një sulm ajror izraelit gj...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe gjashtëm...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të marrë pjesë n...
Një burrë 59-vjeçar në Meksikë ka humbur jetën nga një...
Akujt e ngrirë në raportin personal midis tij dhe krye...
Presidentja e shtetit Gordana, Siljanovska Davkova, sot i ...
Policia e Kosovës njoftoi se janë konfiskuar armë, mun...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në emisionin "Deb...
Një sulm ajror izraelit në një shkollë të OKB-së të mbushu...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të mërkurën se Rus...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...