Kush i paguan dëmet e klimës?
Kush duhet të paguajë kostot në rritje për dëmtimet si pas...

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të mërkurën se Rusia mund të përdorë armët bërthamore nëse kërcënohet sovraniteti i saj.
“Nëse veprimet e dikujt kërcënojnë sovranitetin dhe tërësinë tonë tokësore, ne e konsiderojmë të mundur përdorimin e të gjitha mjeteve që kemi në dispozicion”, tha presidenti Putin, duke cituar atë që ai tha se është politika e sigurisë së vendit të tij.
"Për ndonjë arsye, ata në Perëndim besojnë se Rusia nuk do t’i përdorë kurrë ato”, i tha presidenti Putin një grupi gazetarësh ndërkombëtarë, duke shtuar se arsenali bërthamor i Rusisë është shumë më i fuqishëm se ai që përdorën Shtetet e Bashkuara në Hiroshima dhe Nagasaki në Japoni, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Udhëheqësi rus foli për më shumë se tri orë me gazetarët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, përgjatë punimeve të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.
Presidenti Putin paralajmëroi se Rusia mund të sigurojë armë me rreze të gjatë veprimi për të tjerët për të goditur objektivat perëndimore, nëse aleatët e NATO-s lejojnë Ukrainën të përdorë armët e tyre për të sulmuar territorin rus.
“Nëse ata e konsiderojnë të mundur dërgimin e armëve të tilla në zonën e luftës për të nisur sulme në territorin tonë dhe për të krijuar probleme për ne, pse ne nuk kemi të drejtë të furnizojmë me armë të të njëjtit lloj disa rajone të botës, ku mund të përdoren për të nisur sulme ndaj objektivave të ndjeshëm të vendeve që e bëjnë këtë ndaj Rusisë”?, tha ai, sipas agjencisë së lajmeve "Associated Press".
Gjermania iu bashkua Shteteve të Bashkuara javën e kaluar me autorizimin e Ukrainës për të goditur objektivat në tokën ruse përgjatë kufirit rajonal të Kharkivit, duke përdorur armë me rreze të gjatë veprimi të dhuruara prej saj. Presidenti rus përmendi sistemet amerikane ATACMS, si dhe raketat britanike dhe franceze.
Tanket gjermane që arritën në në Ukrainë befasuan shumëkënd në Rusi, sipas presidentit Putin, i cili tha se “kur tanket gjermane u shfaqën për herë të parë në tokën ukrainase, kjo shkaktoi një tronditje të tillë morale dhe etike në Rusi, sepse marrëdhëniet me (Gjermaninë) në shoqërinë ruse, kanë qenë gjithmonë shumë të mira”.
I pyetur për zgjedhjet e ardhshme amerikane, udhëheqësi rus tha se nuk është i shqetësuar për rezultatet.
“Të thuash, po flas shumë sinqerisht, që ne besojmë se pas zgjedhjeve diçka do të ndryshojë ndaj Rusisë në politikën amerikane, nuk e besoj. Ne nuk mendojmë kështu. Ne mendojmë se asgjë serioze nuk do të ndodhë”, tha presidenti Putin./VOA
Kush duhet të paguajë kostot në rritje për dëmtimet si pas...
Të paktën katër persona humbën jetën dhe 23 të tjerë u pla...
350 milionë qytetarë të BE-së do të mund të votojnë drejtp...
Partia katalanase e zotit Carles Puigdemont, “Junts per Ca...
Grupi militant palestinez Hamas njoftoi se nuk do ta mbësh...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkur...
Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden arriti të më...
Dhuna e shënuar së fundmi mes ushtarëve dhe emigrantëve në...
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se janë ...
Gjykata izraelite e ka mbështetur të mërkurën vendimin e q...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku kandida...
Bashkimi Evropian (BE) mbështet plotësisht planin e pa...
Një person i armatosur u kap nga ushtarët libanezë pasi u ...
Më 4 qershor, Parlamenti i Turqisë është kthyer në një are...
Pushuesit që shkojnë në Aeroportin Gatwick të Londrës ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të ta...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i ka thënë të m...
Moti i keq në Gjermani ka shkaktuara përmbytje në disa qyt...
Ujë, baltë, rrënoja dhe shkatërrim. Rindërtimi dhe rinovim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...