Netanyahu bën thirrje për evakuim të paqeruajtësve të OKB-së nga zona e luftimeve në Liban
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka bërë t...

Heqja e përfitimeve sociale për grupe të caktuara refugjatësh - kjo ishte një nga pikat më të rëndësishme fillimisht në "paketën e sigurisë" të qeverisë së koalicionit gjerman. Sipas saj duhej të kishte shkurtime të përgjithshme ndihmash për të ashtuquajturit "refugjatë të Dublinit", pra ata që janë regjistruar tashmë në një vend tjetër të BE-së.
Paketa e re tani duhet të përfshijë një rregullore për raste vështirësish që prek, ndër të tjera, fëmijët, sipas informacioneve të ARD-së. Përtej kësaj, shkurtimet e përfitimeve sociale duhet të jenë të mundshme, vetëm nëse është realisht e mundur që marrësi aktual i ndihmave mund të udhëtojë në vendin fillimisht përgjegjës të BE-së, thuhet nga grupi parlamentar, Aleanca 90/Të Gjelbërit.
Kurse grupi parlamentar i SPD-së në një letër drejtuar anëtarëve të tij, thekson, se shkurtimi do të hynte në fuqi vetëm nëse "nuk do të kishte pengesa për kthimin". Me këto ndryshime, grupet parlamentare reagojnë pas kritikave ndër të tjera të ekspertëve që u dëgjuan në seancat e ekspertëve në Bundestag. Prej javësh ka pasur paralajmërime për vështirësi drastike për të prekurit: "Me heqjen e përfitimeve sociale, ne nuk duam duan të krijojmë as të pastrehë as mjerim për azilkërkuesit”, thuhet në letrën e SPD-së.

Por ende është pjesë e paketës dhënia e më shumë kompetencave autoriteteve të sigurisë, për më shumë opsione hetimore: psh lejohet më tej kontrolli i përputhjes biometrike për njohjen e fytyrës, me qëllim lehtësimin e identifikimit të të dyshuarve. Megjithatë kompetencat tani janë të kufizuara në ndjekjen penale ose parandalimin e krimeve më të rënda, të tilla si vrasja, vrasja nga pakujdesia ose formimi i një organizate terroriste. Më këtë do të ketë dukshëm më pak raste në të cilat autoritetet i përdorin metoda të tilla. "Grupi i synuar do të kufizohet më tej”, shkruan grupi parlamentar i SPD. Ekspertët i kishin përshkruar planet si shkelje të gjera të të drejtave themelore. Kjo është arsyeja pse ato tani duhet të kufizohen vetëm për raste të jashtëzakonshme.

Përveç kësaj, shënohet tek paketa e sigurisë, se duhet bërë një vlerësim i masave pas tre vjetësh - jo nga vetë Ministria e Brendshme, por nga studiues të pavarur. Nga ekspertët e sigurisë ka pasur kritika të qarta në seancat dëgjimore në Bundestag për ndalimet e planifikuara të thikave, ku u fol për "politikë të pastër simbolike" dhe se qeveria e koalicionit nuk e përcakton dot në mënyrë adekuate, se çfarë konsiderohet thikë. "A është thikë edhe thika e peshkut nga kutia e takëmeve?” pyeti një hetues i lartë kriminal i cili duhej të vlerësonte planet.
"Ne duhet ta marrim seriozisht këtë kritikë, prandaj tani ka ndryshime”, tha deputeti i grupit parlamentar të FDP-së, Konstantin Kuhle. Rregulloret e reja "do t'i mundësojnë të gjithëve të kuptojnë, nëse janë të prekur nga ndalimi i thikës apo jo". Qeveria e koalicionit do ta diskutojë paketën e sigurisë që javën e ardhshme në komisionin e brendshëm parlamentar të Bundestagut dhe më pas në Bundestag./ DW
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka bërë t...
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në vitin e dytë dhe...
Arizona është një nga shtetet e rëndësishme të pavendosura...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë të...
Në Florida, zyrtarët thonë se po vijojnë vlerësimet e dëme...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është i hapur për dialog m...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje OK...
Fushata e Donald Trump-it po ndryshon kurs dhe po nxit...
Ushtria kineze publikoi të dielën (13 tetor) një video pro...
Qindra gra kanë protestuar në qytetet turke kundër vrasjes...
Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean, Kim Jong Un, ...
Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedura...
Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objek...
Banorët e Floridës po kthehen në shtëpitë e tyre pas evaku...
Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me qëllim rritje...
Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", komandanti i mar...
Një urdhër-arresti ndërkombëtar është lëshuar për ish-ylli...
Liderët e grupit të të mbijetuarve të bombës atomike, që j...
Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende të punës, dhe do ta shty...
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brend...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...