A ka Izraeli një strategji për kohën e pas luftës?
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në vitin e dytë dhe...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka bërë thirrje shefit të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, të dielën që t’i largojë paqeruajtësit e angazhuar në jug të Libanit, duke thënë se Hezbollahu po i shfrytëzon si “mburoja njerëzore”.
Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.
Thirrja e Netanyahut ndaj Guterresit ka ardhur një ditë pasi Forca e Përkohshme e OKB-së në Liban (UNIFIL) e ka përsëritur refuzimin për t’u larguar nga zona kufitare, edhe pasi pesë pjesëtarë të saj janë plagosur, si pasojë e luftës Izrael-Hezbollah.
“Sekretar i Përgjithshëm, largojini forcat prej rrugës së dëmshme. Duhet vepruar tani, menjëherë”, ka thënë Netanyahu përmes një video-mesazhi të lëshuar nga zyra e tij.
Ai ka thënë se forcat izraelite u kanë kërkuar paqeruajtësve disa herë që të largohen, dhe që prezenca e tyre po u shërben “terroristëve të Hezbollahut si mburojë njerëzore”.
“Refuzimi juaj për t’i evakuuar ushtarët, i bën ata pengje të Hezbollahut. Kjo rrezikon edhe ata dhe jetën e ushtarëve tanë”, ka thënë Netanyahu.
Por, paqeruajtësit po vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e tyre.
“Është vendim uanim të qëndrojmë, sepse është e rëndësishme që flamuri i OKB-së të qëndrojë lart në qiell në këtë rajon, të mund të raportojmë në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë zëdhënësi i forcës së OKB-së në Liban, Andrea Tenenti, në disa përgjigje për agjencinë e lajmeve AFP.
Ai ka thënë se Izraeli ka kërkuar që paqeruajtësit të largohen prej 29 pozicioneve në jug të Libanit.
Ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Uashingtoni është ende duke punuar për të parandaluar një luftë të madhe në Lindje të Mesme, dhe i ka bërë thirrje Izraelit që t’i mbrojë civilët në Liban.
Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura nga Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin - grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - në Gazë./REL
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në vitin e dytë dhe...
Arizona është një nga shtetet e rëndësishme të pavendosura...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë të...
Në Florida, zyrtarët thonë se po vijojnë vlerësimet e dëme...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është i hapur për dialog m...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje OK...
Fushata e Donald Trump-it po ndryshon kurs dhe po nxit...
Ushtria kineze publikoi të dielën (13 tetor) një video pro...
Qindra gra kanë protestuar në qytetet turke kundër vrasjes...
Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean, Kim Jong Un, ...
Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedura...
Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objek...
Banorët e Floridës po kthehen në shtëpitë e tyre pas evaku...
Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me qëllim rritje...
Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", komandanti i mar...
Një urdhër-arresti ndërkombëtar është lëshuar për ish-ylli...
Liderët e grupit të të mbijetuarve të bombës atomike, që j...
Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende të punës, dhe do ta shty...
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brend...
Polonia planifikon të pezullojë përkohësisht të drejtën pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...