"Mendo para se të flasësh"/ Daçiç kritikon Cameron-in për deklaratën për Kosovën
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të enjt...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shpallur të enjten një dekret, i cili ua mundëson shtetasve të huaj, të cilët luftojnë për Rusinë në Ukrainë, të marrin nënshtetësi ruse për vete dhe për familjet e tyre.
Sipas dekretit, njerëzit të cilët kanë nënshkruar kontrata gjatë thirrjeve të Moskës për “operacionin e veçantë ushtarak” në Ukrainë mund të aplikojnë për pasaportë ruse për vete, për gratë e veta, për fëmijët dhe prindërit e vet.
Ata duhet patjetër të sjellin dokumente që dëshmojnë se ata janë regjistruar në ushtri për së paku një vit.
Për nënshtetësi mund të aplikojnë ata të cilët kanë nënshkruar kontrata me forcat e armatosura, apo me “formacionet e tjera ushtarake” – një përshkrim i cili mund të vlejë për grupet siç është grupi mercenar, Wagner.
Ky dekret duket se ka për qëllim t’i nxisë të huajt me përvojë ushtarake të aplikojnë për t’iu bashkuar Rusisë.
Moska nuk i bën të ditura të dhënat për numrin e të huajve që luftojnë përkrah ushtrisë së saj në Ukrainë.
Megjithatë, "Reuters" ka raportuar në të kaluarën se kubanët, të cilët u regjistruan në ushtrinë e saj në këmbim të bonuseve të barasvlershme me njëqindfishin e pagës mesatare të Kubës, dhe për tre afrikanë të rekrutuar nga Wagneri, prej të cilëve dy u vranë duke luftuar.
Një raport i deklasifikuar i inteligjencës amerikane ka gjetur se lufta në Ukrainë i ka kushtuar Rusisë me 315.000 trupa të vdekur dhe plagosur, apo mbi 90 për qind e trupave me të cilat e nisi konfliktin.
Rusia i thirri 300.000 ushtarë shtesë në shtator 2022 në mobilizimin e saj të parë prej Luftës së Dytë Botërore. Ka pasur raportime të vazhdueshme se ajo do ta përsërisë këtë lëvizje, mbase pas zgjedhjeve presidenciale të marsit, në të cilat Putini pritet ta vazhdojë mandatin edhe për gjashtë vjet të tjera.
Kremlini ka thënë vazhdimisht se nuk i nevojitet tjetër mobilizim, megjithatë, pasi qindra mijëra burra nënshkruan kontrata vullnetarisht vitin e kaluar për t’u bërë ushtarë profesionistë.
As Rusia e as Ukraina nuk kanë treguar cila është shkalla e humbjeve të tyre në luftën tashmë 22-mujore./ REL
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të enjt...
I rrënjosur thellë në shoqërinë libaneze, grupi islamik He...
Talebanët kanë arrestuar gra në kryeqytetin afgan për ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot ...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dekl...
Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Da...
Në radhët e Partisë Liberale Gjermane (FDP) ka muaj që...
Gjyqtarja Mary Kay Holthus është sulmuar në sallën e gjyqi...
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Masaçusets të Sh...
SpaceX është akuzuar për shkarkimin e paligjshëm të te...
Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë veprime në Rripin e ...
Britania po përballet me një mungesë alarmante të ilaç...
Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cam...
Viti 2023 u karakterizua nga një acarim i skajshëm i t...
Bashikimi Europian ka dënuar me termat më të ashpër su...
Pasaporta e Kosovës është rritur me 90 vende në ...
Ndërsa tensionet gjeopolitike midis Pekinit dhe Uashington...
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) është distancuar nga ...
Një guvernator rus ka thënë të mërkurën se e ka urdhër...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shkaktu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...