Sulmi ndaj komunës së Mitrovicës/ Kurti: I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndalojë nxitjen e dhunës
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në lidhje me sulmi...

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se personeli ushtarak i përfshirë në luftën kundër rebelimit të shkurtër të grupit mercenar, Wagner, shpëtoi shtetin e tij nga një luftë civile.
“Ju mbrojtët rendin kushtetues, jetën, sigurinë dhe lirinë e qytetarëve tanë, shpëtuat atdheun tonë nga tronditjet, në fakt ndaluat një luftë civile”, u tha Putin ushtarëve të mbledhur në sheshin Sobornaja në Kremlin më 27 qershor.
Trupat e Wagner-it më 24 qershor morën nën kontroll qytetin jugperëndimor Roston-on-Don, dhe u nisën drejt Moskës, dhe më pas ndaluan marshimin e tyre rreth 200 kilometra larg nga kryeqyteti rus. Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, tha se ndalimi i marshimit u bë “për të parandaluar gjakderdhjen”.
Një avion i Wagner-it rrëzoi disa avionë ushtarakë gjatë marshimit të grupit mercenar drejt Moskës, duke vrarë të paktën dhjetë pilotë.
Putin hapi mbledhjen me personelin ushtarak duke mbajtur një minutë heshtje për të nderuar pilotët, që sipas tij, “përmbushën detyrat e tyre me nder”.
Putin po ashtu tha se njësitë ushtarake ruse dhe zyrtarët e institucioneve ligjzbatuese kanë siguruar të gjitha objektivët strategjikë dhe sigurinë e rajoneve që gjenden afër Ukrainës.
Pas takimit të Putinit me ushtarakët, shefi i Gardës Kombëtare ruse, Viktor Zolotov, u tha gazetarëve se “rebelimi i Wagner-it u përgatit dhe u inspirua nga shërbimet e posaçme perëndimore sepse ata e dinin këtë gjë dhe për të kanë folur disa javë [para se të ndodhte]”.
Ai nuk dha detaje të tjera për të mbështetur këtë pretendim.
Një ditë më herët, Prigozhin tha se marshimi i trupave të tij drejt Moskës nuk kishte për qëllim rrëzimin e Qeverisë ruse, por për të vënë në pah paaftësinë e udhëheqjes ushtarake ruse në luftën kundër Ukrainës.
Prigozhin nuk tregoi për vendndodhjen e tij apo nuk përmendi asnjë marrëveshje të ndërmjetësuar nga udhëheqësi bjellorus, Alyaksandr Lukashenka. Është raportuar se Lukashenka i ka ofruar atij strehim në Bjellorusi.
Më 27 qershor, Lukashenka tha se rebelimi tregoi se “situata në Rusi doli nga kontrolli”, duke shtuar se “nuk ka heronj në këtë situatë”.
As Lukashenka nuk tregoi nëse Prigozhin ndodhej në Bjellorusi.
Gjatë fundjavës, pas ndërprerjes së rebelimit, Kremlini tha se Lukashenka ndërmjetësoi një marrëveshje dhe se Prigozhin ishte nisur drejt Bjellorusisë. Putin në një adresim më 26 qershor, tha se pjesëtarët e Wagner-it që nuk janë përfshirë në rebelim, mund t’i bashkohen ushtrisë ruse ose të shkojnë në Bjellorusi./ REL
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në lidhje me sulmi...
Kryeministrin Edi Rama ka zhvilluar një takim me President...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në orët e vona të së hë...
Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së kishte ujdi, s...
Mbi 1.000 civilë afganë kanë vdekur si pasojë e bombardime...
Qeveria izraelite i ka avancuar planet për të ndërtuar rre...
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po përpiqen të zbuti...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar...
Prindërit e aktorit Alban Ukaj nga Prishtina kanë vizituar...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Bashkimi Evropian ka vendosur sot të shtojë 3.5 miliardë e...
NATO do të mbajë bisedime me Suedinë për anëtarësimin në a...
Ndërsa tensionet u rritën brenda Rusisë midis qeverisë dhe...
Kryetari shqiptar i komunës së Strugës, Ramiz Merko, k...
Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se tre efektivë...
Gjykata në Kralevë është duke përgatitur vendimin për liri...
Tre efektivët e Kosovës të rrëmbyer pak javë më parë në te...
Forcat ukrainase e kanë rikthyer kontrollin e 130 kilometr...
Më shumë njerëz janë duke injektuar droga ilegale sesa ësh...
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...