Moti i keq në vend/ Humb jetën elektriçisti
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...

Lëvizja Vetëvendosje, partia me drejtues kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën qe do të zhvillohet në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. LVV thotë se e mbështesin protestën, por qëndrimi i tyre për Gjykatën Speciale nuk ndryshon.
Në postim thuhet se për të ecur përpara si komb, duhet të reflektohet mbi qëndrimet ndaj kësaj gjykate, ku përmendet se ato që sot dalin kundër saj deri dje ishin lobuesit kryesorë për themelimin e saj. LVV shkruan se një shembull kryesor i kësaj është kryeministri Edi Rama, i cili sipas tyre kishte udhëtuar me helikopter në Kosovë për të bindur palët atje që të votonin pro themelimit të Gjykatës.
Gjithashtu theksohet se Shqipëria si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Europës, i OSBE-së, i NATO-s dhe pranë BE-së, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrenë në këto forume ndërkombëtare, ku flitet për drejtësi dhe jo në sheshet e kryeqytetit.
Postimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron në krah të të gjithë qytetarëve që protestojnë e kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë. Qëndrimi ynë për Gjykatën Speciale mbetet i pandryshuar.
Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu, por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konstantin Kosachev, por që u miratua si rezolutë me propozim të senatorit Dick Marty në vitin 2011.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme. Në anën tjetër, pretendimi i Prokurorisë se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal është i pasaktë dhe i padrejtë. UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale dhe nuk ka pasur struktura të tilla. Përkundrazi, për krime të luftës duhet të gjykohet Serbia, ajo është shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive e sistematike ndaj popullit të Kosovës.
Mirëpo, për ecjen tonë të sinqertë përpara si shtet e si komb duhet me patjetër të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua. Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.
Por, Lëvizja VETËVENDOSJE!, si atëherë më 2015, si sot më 2025, është e palëkundur se drejtësia duhet të ndriçojë të vërtetën dhe e vërteta nuk ka si të jetë ndryshe veçse në anën e luftës dhe përpjekjes së paepur të popullit të Kosovës për çlirim e pavarësi sikur popujt e tjerë.
Në anën tjetër, institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.
Po ashtu shtetet mike të Kosovës që tashmë gëzojnë anëtarësi në këto organizata, duhet të bëjnë shumë më tepër për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë dhe për të çuar përpara drejtësinë. Njëjtë siç duhet bërë më shumë në këto forume për njohjen e gjenocidit dhe gjykimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë e në mbarë Ballkanin. /CNA
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është...
Presidenti Donald Trump ka thënë se kryeministri indian Na...
Senati i Uruguait ka miratuar të mërkurën një ligj që lejo...
SHBA-ja ka hedhur poshtë pretendimet se Hamasi po shkel ma...
Kufizimet më të fundit të vendosura nga Kina ndaj eksporte...
Arratisja e 20 anëtarëve të bandës së cilësuar jashtëzakon...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi dje se ka aut...
Hamasi ka kthyer tetë trupa gjatë kësaj faze të armëpushim...
Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet e nevojshme k...
Avioni i Sekretarit Amerikan të Luftës, Pete Hegseth bëri ...
Të dhënat e fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të mart...
Ditën e sotme presidentja e Komisionit Europian, Ursula vo...
Pritet që i vetmi kalim kufitar midis Gazës dhe Egjiptit t...
Një udhëheqës i lartë ushtarak amerikan përgjegjës për ope...
Afganistani dhe Pakistani kanë arritur marrëveshje për një...
Artisti ikonik i posterave të filmave Drew Struzan, i cili...
Hamasit iu kërkua të kthente 48 pengjet e mbetura si pjesë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi sot një d...
Pakistani ka kryer sulme ajrore në provincën jugore të Afg...
Në vijim të turit të saj në Ballkan, shefja e BE-së, Ursul...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...