Moti i keq në vend/ Humb jetën elektriçisti
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...

Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta vazhduar rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE), tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një takimi me udhëheqësit maqedonas në Shkup të mërkurën në mbrëmje.
Von der Leyen shkroi në X se BE-ja e mbështet “plotësisht” rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit.
“Mund të mbështeteni tek ne. Hapi tjetër dhe i vetëm para fillimit të negociatave është i qartë. Ju duhet ta bëni ndryshimin e dakordësuar kushtetues. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, shkroi ajo.
Maqedonia e Veriut ka ngelur mbrapa në rrugën drejt BE-së dhe e mori një goditje në fund të vitit 2024 kur blloku e hapi kapitullin e parë në negociatat për anëtarësim me Shqipërinë, duke e shkëputur Shkupin nga paketa e përbashkët me Tiranën.
Arsyeja e ngecjes së Maqedonisë së Veriut është se ajo nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria: përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës së vendit.
Ky kusht ishte futur në kornizën negociuese që Parlamenti maqedonas votoi në korrik të vitit 2022, propozim që njihet edhe si “propozimi francez”. Opozita, që atëbotë udhëhiqej nga VMRO-DPME, ishte kundër ndryshimeve kushtetuese.
Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski tha në një njoftim se bisedimet mes tij dhe shefes së KE-së u përqendruan në perspektivën evropiane, përparimin e proceseve të reformave, bashkëpunimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe transformimin digjital.
“Kryeministri Mickoski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit përmes rezultateve konkrete dhe përmbushjes së standardeve evropiane. Ai theksoi se vendi pret një angazhim të qartë dhe konkret nga Bashkimi Evropian, si konfirmim i perspektivës evropiane dhe mbështetje për qytetarët që kanë mbetur të përkushtuar ndaj vlerave evropiane për dekada të tëra”, tha Qeveria maqedonase.
Zyrtarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kanë thënë se do të ndërmerren hapa në lidhje me përpjekjet e vendit për anëtarësim në BE, por vetëm pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, tha ditë më parë se "ka vendosmëri serioze midis kryeministrit dhe Qeverisë për të ndërmarrë hapa konkretë për të kapërcyer mosmarrëveshjen me Bullgarinë menjëherë pas zgjedhjeve".
Presidentja e vendit Gordana Silanovska-Davkova tha kohë më parë se për tani për tani shteti nuk ka komunikim zyrtar me autoritetet në Sofje, për shkak të periudhës parazgjedhore, por ka njëfarë komunikimi në margjina.
Von der Leyen u takua edhe me shefin e diplomacisë maqedonase, Timço Mucunski, dhe me kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi.
Ajo pritet të takohet edhe me Silanovska-Davkovën.
Von der Leyen udhëtoi për në Maqedoni si pjesë e turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor./REL
Avioni i Sekretarit Amerikan të Luftës, Pete Hegseth bëri ...
Të dhënat e fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të mart...
Ditën e sotme presidentja e Komisionit Europian, Ursula vo...
Pritet që i vetmi kalim kufitar midis Gazës dhe Egjiptit t...
Një udhëheqës i lartë ushtarak amerikan përgjegjës për ope...
Afganistani dhe Pakistani kanë arritur marrëveshje për një...
Artisti ikonik i posterave të filmave Drew Struzan, i cili...
Hamasit iu kërkua të kthente 48 pengjet e mbetura si pjesë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi sot një d...
Pakistani ka kryer sulme ajrore në provincën jugore të Afg...
Në vijim të turit të saj në Ballkan, shefja e BE-së, Ursul...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot lidhur...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha para takimit me minist...
Papa Leo XIV u takua me Presidentin italian Sergio Mattare...
Qeveria e Pekinit nuk do të tërhiqet në konfliktin tregtar...
Në debatin për shërbimin ushtarak në Gjermani duket se mar...
Pretendimet se Parisi po përgatitet të shembë atraksionin ...
Izraeli ka vendosur që të rihapë pikëkalimin në Rafah, që ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndarë një postim në rrj...
Nga viti 2026, Gjermania do t’i mbajë pensionistët ekspert...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...