web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arratisen nga burgu 20 anëtarë të njërës prej bandave më të rrezikshme/ Shkarkohet ministri i Brendshëm i Guatemalës

16 Tetor 2025, 07:28, Kosova & Bota CNA

Arratisen nga burgu 20 anëtarë të njërës prej bandave

Arratisja e 20 anëtarëve të bandës së cilësuar jashtëzakonisht e rrezikshme që mbaheshin në një burg të Guatemalës ka shkaktuar një krizë politike në vendin e Amerikës Qendrore, duke çuar në shkarkimin e ministrit të Brendshëm të mërkurën.

“Kam vendosur të bëj ndryshime në ekipin që kishte qenë përgjegjës për sigurinë dhe kam pranuar dorëheqjen e Francisco Jimenez nga pozicioni i ministrit të Brendshëm, si dhe ato të dy zëvendësministrave”, tha presidenti socialdemokrat i Guatemalës, Bernardo Arevalo, në një fjalim televiziv.

Arratisja e anëtarëve të burgosur të Barrio 18, u zbulua të dielën, ndërsa kreu i shtetit ishte jashtë vendit, duke vizituar Europën. Në vend ka pasur protesta për shkak të mosveprimit të qeverisë ndaj krimit.

Autoritetet kanë rritur masat e sigurisë në burgje dhe në kufijtë me El Salvadorin, Hondurasin dhe Meksikën, dhe qeveria po ofron shpërblime për informacionin që çon në arrestimin e të arratisurve. Deri më tani, vetëm një është vënë përsëri në pranga.

Bandat rivale Barrio 18 dhe Mara Salvatrucha, janë cilësuar si organizata “terroriste” nga Uashingtoni, ndërsa pretendojnë kontrollin e pjesëve të Guatemalës, ku ato angazhohen në zhvatje për të marrë para nga tregtarët, transportuesit dhe qytetarët e tjerë, nëse objektivat e tyre refuzojnë të paguajnë, ata shpesh vriten. Ato veprojnë edhe në vende të tjera të rajonit. /CNA





Lajmet e fundit nga