Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Anëtari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, Clarence Thomas, ka pranuar për më shumë se dy dekada udhëtime luksoze pothuajse çdo vit nga donatori republikan Harlan Crow, pa i raportuar ato në formularët e të dhënave financiare, njoftoi "ProPublica".
Në një artikull të gjatë të botuar të enjten, organizata jofitimprurëse e gazetarisë investigative ka detajuar historinë e udhëtimeve të ndryshme që gjykatësi Thomas ka bërë në jahtin dhe avionin privat të sipërmarrësit Crow, si dhe në vendpushimin privat të zotit Crow në Adirondacks. Sipas "ProPublica", një udhëtim i vitit 2019 në Indonezi, mund të kishte kushtuar më shumë se 500 mijë dollarë nëse vetë gjykatësi Thomas do të kishte marrë me qira avionin dhe jahtin.
Anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve të tjerë federalë u kërkohet të paraqesin një raport vjetor mbi të dhënat financiare, në të cilin ata duhet të raportojnë dhuratat që kanë marrë. Nuk është e qartë pse gjykatësi Thomas nuk i ka raportuar këto udhëtime, por sipas një udhëzuesi të drejtësisë, të analizuar nga agjencia e lajmeve "Associated Press", ushqimi, fjetja ose argëtimi në banesën "personale të një individi" nuk ka nevojë të raportohet nëse ajo është pronë personale e atij individi ose e familjes së tyre. Sipas këtij interpretimi, përjashtimi nga raportimi nuk supozohet të mbulojë "transportin privat që zëvendëson atë komercial" dhe pronat e një entiteti ekonomik.
"ProPublica", në artikullin e saj, thotë se gjykatësi Thomas nuk iu përgjigj një liste të detajuar të pyetjeve lidhur me këtë çështje.
Muajin e kaluar, gjyqësori federal përforcoi rregullat mbi raportimet financiare për të gjithë gjyqtarët, duke përfshirë anëtarët e Gjykatës së Lartë, megjithëse kalimi i netëve në shtëpitë e pushimeve në pronësi të miqve mbetet i përjashtuar.
Vitin e kaluar, pyetjet rreth etikës së gjykatësit Thomas u ngritën kur u zbulua se ai nuk ishte tërhequr nga diskutimi i çështjeve të lidhura me zgjedhjet e vitit 2020, pavarësisht nga fakti se bashkëshortja e tij, aktivistja konservatore Virginia Thomas, kishte nxitur ligjvënësit dhe Shtëpinë e Bardhë në kundërshtimin e rezultatit të zgjedhjeve. Historia e fundit ka të ngjarë të rrisë thirrjet që gjyqtarët të miratojnë një kod të ri etike dhe të përmirësojnë rregullat e raportimit të udhëtimeve dhe dhuratave të tjera.
Përmes një deklarate, sipërmarrësi Crow tha për rrjetin "ProPublica" se ai dhe bashkëshortja e tij kanë qenë miq të gjykatësit Thomas dhe bashkëshortes së tij që nga viti 1996, pesë vjet pasi Clarence Thomas ishte emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë. Zoti Crow tha se "mikpritja që kemi ofruar për familjen Thomas gjatë viteve nuk është e ndryshme nga mikpritja që kemi ofruar për shumë miq tanë të tjerë" dhe se çifti "nuk ka kërkuar asnjëherë këtë lloj mikpritjeje".
Ai tha se ata "kurrë nuk kanë pyetur për rastet gjyqësore të shqyrtuara nga Gjykata e Lartë ose gjykatat e nivelit më të ulët, dhe gjykatësi Thomas nuk e ka diskutuar kurrë një gjë të tillë me ne dhe ne kurrë nuk kemi kërkuar të ndikojmë gjykatësin Thomas për ndonjë çështje ligjore ose politike."
Në artikullin e rrjetit "ProPublica" thuhet se gjykatësi Thomas ka qëndruar në vendpushimin luksoz Topridge të zotit Crow pothuajse çdo verë për më shumë se dy dekada. Gjatë një udhëtimi në vitin 2017, në mesin e të ftuarve ishin edhe drejtuesit e kompanive "Verizon dhe PricewaterhouseCoopers, donatorë të mëdhenj republikanë dhe një nga drejtuesit e Institutit Amerikan të Ndërmarrjeve, një institut kërkimor konservator pro biznesit", thuhet në artikullin e "ProPublica".
Zoti Crow tha në deklaratën për "ProPublica" se “ai nuk është në dijeni të ndonjë prej miqve tanë që lobojnë ose kërkojnë të ndikojnë në vendimet e gjykatësit Thomas në ndonjë rast, dhe unë kurrë nuk do të ftoja një njeri që besoj se do të kishte ndonjë qëllim të tillë”.
Raportet mbi udhëtimet luksoze janë në kontrast me atë që gjykatësi Thomas ka thënë për metodat e tij të preferuara të udhëtimit. Clarence Thomas, i cili ka përjetuar varfërinë gjatë fëmijërisë së tij në Xhorxhia, ka folur për kënaqësinë e udhëtimit me autobus dhe parapëlqimin e "parkingjeve të Walmart-it, në vend të plazheve"./ Voa
Në një akt të jashtëzakonshëm hakmarrjeje politike, republik...
Gjykata e Arbitrazhit ka dhënë vendimin për padinë e n...
Në Kosovë 70 për qind e grave besojnë se ngacmimi seksual ...
Rivalët në Lindjen e Mesme, Irani dhe Arabia Saudite, hodh...
Një ditë pasi festuan anëtarësimin e Finlandës në aleancën...
Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka nxjerr...
Të enjten, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka...
Udhëtarët në Tanzani dhe Guinenë Ekuatoriale janë para...
Më 14 tetor, një inxhinier rus i quajtur, Gleb Karakulo...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur në ...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ka nj...
Një 20-vjeçar ka vrarë 4 fëmijë në një kopsht në qyteti...
Një rubin 55,22 karatësh pritet të shitet në ankand më ...
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, është diag...
Autoritetet gjermane kanë prezentuar disa ndryshime në ...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe presidentja e...
Bujqit e qytetit bullgar Ruse, e kanë bllokuar rrugën ...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, u ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha sot se nu...
Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...