Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Një ditë pasi festuan anëtarësimin e Finlandës në aleancën transatlantike të sigurisë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, vendet anëtare të NATO-s nisën punën të mërkurën në Bruksel, duke trajtuar kërcënimet e sigurisë të paraqitura nga Rusia dhe Kina.
Pasi festuan anëtarësimin e Finlandës, si vend i 31-të i NATO-s, ministrat e jashtëm të aleancës të mërkurën iu rikthyen realitetit të ashpër të agresionit rus në Ukrainë. Gjatë takimit u diskutua plani se si ta pajisnin Ukrainën për kundërofensivën e pritshme.
Finlanda zuri vendin e saj në tryezë si pjesë e familjes së NATO-s.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se anëtarësimi i Finlandës do të ketë ndikim të madh.
“Finlanda e bën aleancën më të fortë. Unë mendoj se ka edhe përfitim shtesë nga ky anëtarësim në masën që nëse Rusia mendon të zgjerojë agresionin e saj, NATO tani paraqet një pengesë edhe më të fortë”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Të martën, zoti Blinken e kishte këtë mesazh për presidentin rus Vladimir Putin.
“Kjo është ndoshta e vetmja gjë për të cilën mund të falënderojmë zotin Putin, sepse sërish, me politikat e tij, ai përshpejtoi pikërisht atë që pretendonte të parandalonte”, tha zoti Blinken.
Rusia ka thënë se do t'i përgjigjet anëtarësimit të Finlandës në NATO duke rritur praninë e saj ushtarake nëse është e nevojshme.
Takimi i Brukselit vjen ndërsa tanket dhe mjetet luftarake të NATO-s tanimë janë dërguar në Ukrainë. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës publikoi një video javën e kaluar që e tregonte atë në një nga tanket “Challenger 2” të dhuruar nga Britania.
Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se bota po pret të shohë se cilat do jenë rezultatet e kundërofensivës pranverore të Ukrainës.
“Nuk është më rëndësi nëse bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Ukrainën, Kinën apo Evropën, nëse është fjala për demokracitë dhe jodemokracitë e botës, mendoj se të gjithë po mbajnë frymën në këtë moment. Nuk ka shumë gjëra që do të ndodhin në aspektin diplomatik derisa të shohim se deri ku shkon ky kundërsulm”, tha Michael Kimmage, profesor i Historisë në Universitetin Katolik të Amerikës.
Ndërkohë beteja për qytetin ukrainas, Bakhmut vazhdon dhe shumica e 70,000 banorëve të qytetit janë larguar. Një tjetër analist i tha Zërit të Amerikës se Bakhmuti është ende në qendër të vëmendjes së Kievit.
“Ukrainasit janë me të vërtetë të përqendruar në stabilizimin e situatës rreth Bakhmutit, duke bllokuar sa më shumë forca ruse të jetë e mundur atje, ndërsa gjithashtu në të njëjtën kohë, po kryejnë stërvitje me tanket Abrams, Challenger, Bradley, me tanket gjermane Leopard. Pra, kur kushtet të jënë të përshtatshme dhe balta të fillojë të thahet, atëherë mendoj se do të shohim ukrainasit të bëjnë disa lëvizje të mëdha në fushën e betejës”, thotë Luke Coffey, ekspert në Institutin Hudson.
Zoti Blinken dhe udhëheqësit e tjerë të NATO-s thanë se Rusia kishte dështuar të demoralizonte ukrainasit, ose aleancën që po i mbështet ata gjatë dimrit, siç kishte planifikuar presidenti rus, Putin./ VOA
Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka nxjerr...
Të enjten, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka...
Udhëtarët në Tanzani dhe Guinenë Ekuatoriale janë para...
Më 14 tetor, një inxhinier rus i quajtur, Gleb Karakulo...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur në ...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ka nj...
Një 20-vjeçar ka vrarë 4 fëmijë në një kopsht në qyteti...
Një rubin 55,22 karatësh pritet të shitet në ankand më ...
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, është diag...
Autoritetet gjermane kanë prezentuar disa ndryshime në ...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe presidentja e...
Bujqit e qytetit bullgar Ruse, e kanë bllokuar rrugën ...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, u ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha sot se nu...
Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo ...
Që nga nisja e agresionit rus në shkurt të vitit 2022, dhj...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me ambasadorë...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Jo...
President i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...