Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me ambasadorët e rinj të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në Moskë, të mërkurën, dhe e ka shfrytëzuar rastin për të akuzuar Perëndimin për rritjen e konfrontimit gjeopolitik me Rusinë.
Putin ka thënë se BE-ja e ka nisur këtë konfrontim dhe e ka kthyer mbrapa misionin e saj “për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe integrim të kontinentit evropian”.
Ai e ka akuzuar SHBA-në për nxitje të konfliktit në Ukrainë, përmes revolucionit.
Deklarata e tij ka qenë referencë për luftën e Rusisë në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt 2022.
Ai ka folur për gatishmërinë e Rusisë për dialog dhe partneritet me të gjitha shtetet, si palë të barabarta.
Ambasadorja amerikane në Moskë, Lynne Tracy, u është përgjigjur komenteve të Putinit me një shikim të mprehtë.
“Lidhjet Rusi-SHBA, nga të cilat varet siguria globale dhe stabiliteti, fatkeqësisht janë duke përjetuar krizë të thellë”, ka thënë Putin para 17 diplomatëve që kanë qenë në atë ceremoni, përfshirë ambasadorin e ri të BE-së, Roland Galharague nga Franca.
Putin ka mbajtur distancë të konsiderueshme me pjesëmarrësit, duke cituar rregulloret që vazhdojnë të zbatohen, prej shpërthimit të pandemisë.
Megjithatë, ai së fundi është parë duke përshëndetur me dorë, dhe duke përqafuar disa mysafirë të shteteve tjera.
Përgjatë fjalimit të tij, Putin po ashtu, ka thënë se shpreson që Danimarka do të pajtohet me propozimin e Kremlinit për të krijuar një komision ndërkombëtar për hetimin e sulmeve në gazsjellësit e Detit Baltik.
Shpërthimet në gazsjellës – të njohur si Rrjedha Veriore 1 dhe 2 – kanë ndodhur në shtator të vitit 2022.
BE-ja dhe NATO-ja kanë pretenduar se sulmet kanë qenë akte sabotazhi.
Moska e ka mohuar se qëndron mbrapa aksidentit dhe ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara do të përfitonin më së shumti prej një sulmi të tillë në infrastrukturën e energjisë.
Uashingtoni, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë akuzat./ REL
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Jo...
President i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha pë...
Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fad...
Senatori republikan amerikan, Mitt Romney, i cili është nj...
Jakup Krasniqi ka folur para trupës gjykuese në Hagë, ...
Venkateswari Alagendra, avokatja mbrojtëse e Jakup Kra...
Avokatja e Jakup Krasniqit para trupës gjykuese ka dek...
Sapo ka nisur seanca gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëv...
Policia izraelite është përplasur me dhjetëra besimtar...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një paketë të re ndih...
Mali i Zi do të ndjekë politikën e BE-së ndaj Rusisë d...
Kur u njoftua se Rusia do të merrte presidencën e Kësh...
Përderisa Finlanda u bë shteti i 31-të i aleancës së N...
I rrethuar me flamuj të shumtë amerikanë, ish-Presiden...
Ish-Presidenti Donald Trump ka deklaruar se akuzat kun...
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar aktakuzën e ngritu...
Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump doli mbrëmjen e...
Një në gjashtë persona në mbarë botën përballen me problem...
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, është larguar nga...
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump është deklaruar i ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...