Urdhër i ri ekzekutiv/ Trump nënshkruan rendin e ri zgjedhor
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër të ri ekz...

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Njoftimi për nisjen e hetimeve vjen pasi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka pretenduar se ka pasur manipulime në votimet me postë të orkestruara nga subjekti opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikimin e informacioneve. Mirëpo, në këtë fazë të procedurës nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse mund të cenohet procesi hetimor”, tha për Radion Evropa e Lirë, Kaltrina Shala, nga Zyra për Komunikim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa anulimin e afër 19.000 votave me postë të LDK-së dhe përsëritjen e votimit, për shkak të pretendimeve për manipulim zgjedhor. Por, PZAP-i ia hodhi poshtë kërkesën.
Tani, LVV-ja po pret vendimin e Gjykatës Supreme për këtë çështje.
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin thënë më herët se i kanë dërguar edhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë provat që thanë se mbështesin pretendimet e tyre për manipulime zgjedhore.
Kjo parti ka argumentuar se disa kandidatë të LDK-së kishin marrë shumë më shumë vota me postë sesa në votimin brenda Kosovës. Po ashtu, LVV-ja ka thënë se votimi me postë ka ndodhur “në formë të manipuluar, të organizuar masivisht dhe kolektivisht nga persona të njëjtë me stilolaps të njëjtë, me ngjyrë të njëjtë dhe me duar të njëjta”.
LDK-ja ka hedhur poshtë akuzat e LVV-së duke thënë se ato po bëhen “vetëm pse nuk u pëlqen rezultati”.
Kjo parti, në anën tjetër, ka akuzuar LVV-në për manipulim të votave në përfaqësi diplomatike, por edhe me postë.
Kosova po pret që të përmbyllet afati i shqyrtimit të ankesave të partive dhe subjekteve politike drejtuar Gjykatës Supreme, në mënyrë që të certifikohet rezultati zgjedhor dhe t’i hapet rruga formimit të institucioneve të reja.
Sipas rezultatit përfundimtar, të shpallur më 15 mars, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-Demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind./ Rel
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër të ri ekz...
Këtë të mërkurë, përpara një samiti mbi planin e paqes të ...
Vijon procesi gjyqësor në Hagë ku po jep dëshminë e tij is...
Në Turqi po zhvillohet dita e 7-të e protestave nga ku jan...
Shtetet e Bashkuara thanë se është arritur një marrëveshje...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar sot am...
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, tha se bis...
Presidenti amerikan, Donald Trump, zhvilloi një takim të k...
Kjo e martë përkon me përvjetorin e 26-të të masakrës në T...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, u betua t...
Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) u zotua se do...
Në Gjykatën Speciale të Hagës po zhvillohet seanca gjyqëso...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se çd...
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock është shpre...
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan akuzon politikanët e opozi...
Presidenti Volodymyr Zelensky ftoi nënpresidentin e SHBA-s...
Papa Françesku, pas daljes nga spitali “Gemeli” në Romë, r...
Dalin detaje të reja nga vrasja e raportuar mesditën e sot...
Ukraina raporton se një sulm me raketa ruse goditi një spi...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri. Mediat e Kosov...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...