Sulmi në Pakistan/ Çfarë dihet deri tani
India nisi sulmet në Pakistan dhe në Kashmirin e administr...

Komisioni Europian, përmes Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se është në interes të Kosovës që të formojë institucionet e saj sa më shpejt të jetë e mundur. Kos e tha këtë në një debat në Parlamentin Europian kushtuar raportit për Kosovën. Ky raport, i përgatitur nga raportuesi Riho Terras, pritet të votohet sot gjatë seancës plenare të Parlamentit Europian.
“Është në interes të Kosovës të formojë institucionet e saj sa më shpejt të jetë e mundur për të çuar përpara reformat urgjente evropiane. Kjo do të mundësonte lirimin e fondeve nga ky instrument, me kusht që të përmbushen të gjitha kriteret e tjera",-tha Kos.
Kos theksoi gjithashtu nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes, i cili, sipas saj, do të duhet të trajtohet si prioritet nga qeveria dhe Parlamenti i ri.
Ajo gjithashtu përsëriti nevojën që Kosova të përmbushë detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Ohrit pa vonesë në kuadër të dialogut me Serbinë.
Lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, Komisioneri Kos deklaroi se Komisioni është gati të fillojë punën për hartimin e një opinioni mbi aplikimin e Kosovës sapo të marrë një mandat për ta bërë këtë nga Këshilli i BE-së.
Ndërkohë, raporti i Parlamentit Europian, i cili më parë ishte miratuar nga Komiteti i Politikës së Jashtme, mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE dhe u bën thirrje vendeve anëtare të fillojnë punën për shqyrtimin e kësaj kërkese. Parlamenti Evropian u bën thirrje gjithashtu 5 vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur.
Lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, si në raport me njërin ashtu edhe me tjetrin shtet, Parlamenti Europian bën thirrje për angazhim të sinqertë për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve përmes një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme të bazuar në njohjen reciproke./CNA
India nisi sulmet në Pakistan dhe në Kashmirin e administr...
Ukraina pret 3 milionë predha artilerie nga aleatët e saj ...
Kuvendi i Kosovës vijon maratonën e moskonstituimit. Në s...
Ditën e sotme nis një nga ngjarjet më të rëndësishme për V...
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për herë të 12-të në ...
India ka sulmuar me raketa Pakistanin në të paktën 9 vende...
Qeveria indiane ka deklaruar se forcat e saj kanë nisu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se po shqyrton...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e...
Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia po për...
Friedrich Merz ka siguruar shumicën në raundin e dytë të v...
Athina i ka mohuar vazhdimisht akuzat për kthim prapa të e...
Studentët protestues të Serbisë po kërkojnë zgjedhje të pa...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka refuzuar një koalici...
Shteti i Bruneit ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës. L...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se udhëheqësi...
Lideri konservator gjerman, Friedrich Merz, nuk arriti të ...
Prizreni është tronditur mëngjesin e sotëm. Raportohet se...
Ukraina ndërmori një sulm me dronë mbi Moskën, i cili dety...
Friedrich Merz, 69 vjeç, pritet të betohet sot, të martën,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...