Sot i jepet lamtumira Silvio Berlusconi-t/ Mijëra qytetarë marrin pjesë në ceremoninë mortore
Qyteti i Milanos po përgatitet t'i japë lamtumirën e fundi...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Strasburg do të takohet me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe do të flasë para deputetëve të Parlamentit në një seancë plenare.
Sipas paralajmërimeve nga Parlamenti Evropian, temat e diskutimeve edhe në takimin dypalësh Osmani-Metsola edhe në debatin në seancën plenare, do të jenë raportet mes Kosovës dhe BE-së, mbështetja që Parlamenti Evropian i ka dhënë Kosovës në vitet e fundit, por edhe situata aktuale në Kosovë dhe procesi i normalizimit të raporteve me Serbinë.
Vizita e presidentes Osmani ishte caktuar para më shumë se një muaji dhe vjen në një situatë kur raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian janë në një fazë të vështirë.
Bashkimi Evropian e konsideron Kosovën përgjegjëse për nxitjen e tensioneve në pjesën veriore të vendit dhe për mospërfillje të kërkesave për ndërmarrjen e hapave për uljen e këtyre tensioneve.
Si pasojë, kabineti i Përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrel, ka përgatitur dhe i ka ndarë me shtetet anëtare disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës.
Parlamenti Evropian e ka mbështetur Kosovën prej kur ajo kishte shpallur pavarësinë.
Parlamenti në disa Rezoluta kishte bërë ftesë që 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë.
Kjo thirrje ishte përsëritur edhe në Rezolutën e fundit për Kosovën që Parlamenti Evropian e kishte miratuar me 10 maj. Por, rezolutat e Parlamentit Evropian nuk kanë fuqi obliguese për vendet anëtare të BE-së.
Gjatë vizitës së saj në Strasburg, Osmani ka pasur takime edhe në Këshillin e Evropës.
Kosova ka aplikuar për t’u bërë anëtare e kësaj organizate para një viti. Muajin e shkuar nisi procedura formale për pranimin e Kosovës në këtë institucion.
Osmani është takuar edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës Marija Buriq-Pejçinoviq.
Presidentja e Kosovës në këtë takim ka shprehur gatishmërinë e vendit për të përmbushur kriteret e nevojshme, për të respektuar vlerat e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, ndërsa e ka quajtur si shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës./ Rel
Qyteti i Milanos po përgatitet t'i japë lamtumirën e fundi...
Kryeqyteti francez ka vendosur "Plan Local d'Urbanisme", i...
Ka një seri alarmesh të ngritura nga ekspertë në fushën e ...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe Sekretari i Përgjiths...
Të paktën tre persona janë vrarë dhe 13 janë plagosur në n...
Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerik...
Departamenti amerikan i Shtetit tha se vazhdon t’iu bë...
Pak më parë ka përfunduar seanca gjyqësore në gjykatën e M...
Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump u deklarua i paf...
Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksi...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump po përballet sot në...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është vetëdorë...
Disa ditë përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën, një grup ...
Në Shtetet e Bashkuara, qasja e grave në qendrat e abortit...
Megjithatë, kjo ambasadë nuk pranoi të japë detaje se ...
Si pasojë e një sulmi me raketa ruse ndaj Kryvyi Rih-ut, n...
Të tjera incidente ka pasur ditën e sotme në veri të K...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur në...
Protestuesit serbë kanë sulmuar me bojë dhe vezë makinë e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se kr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...