E djathta e vijës së ashpër pritet të fitojë bindshëm në zgjedhjet për Parlamentin Evropian
Partitë populiste të krahut të djathtë pritet të shënojnë ...

Presidenti Joe Biden dha të premten hollësi mbi një marrëveshje prej tre fazash, të propozuar nga Izraeli për militantët e Hamasit, që sipas tij do të çonte në lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë dhe mund t'i jepte fund luftës së ashpër, gati 8-mujore në Lindjen e Mesme
Presidenti Biden shtoi se Hamasi "nuk ka më kapacitete" për të kryer një sulm tjetër në shkallë të gjerë ndaj Izraelit.
Gjatë deklaratës dhënë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti demokrat e cilësoi propozimin si një “udhërrëfyes për një armëpushim të qëndrueshëm dhe për lirimin e pengjeve”.
Presidenti tha se faza e parë e marrëveshjes së propozuar do të shtrihej në një periudhë 6 javore dhe do të përfshinte “armëpushim të plotë”, tërheqjen e forcave izraelite nga të gjjtha zonat e populluara të Gazës, lirimin e një numri të personave që po mbahen peng, përfshirë, gra, të moshuar dhe të plagosur, në këmbim të lirimit të qindra palestinezëve të burgosur.
Shtetasit amerikanë që po mbahen peng duhet të lirohen përgjatë kësaj faze dhe po ashtu trupat e pajetë të atyre që janë vrarë do duhej t’u ktheshin familjeve të tyre. Në këtë fazë, ndihma humanitare do të shtohet, 600 kamionë me ndihma do të hyjnë çdo ditë në Gazë.
Faza e dytë do të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve të mbetur gjallë, përfshirë ushtarët dhe forcat izraelite do të tërhiqen nga Gaza.
Faza e tretë parashikon fillimin e rindërtimit të Gazës, për çka do të nevojiten dekada të tëra, pas shkatërrimeve të shkaktuara nga lufta.
Por Presidenti Biden pranoi se zbatimi i marrëveshjes nuk do jetë i lehtë, duke thënë se një sërë "detajesh duhet të negociohen” për të kaluar nga faza e parë në të dytën.
Komentet e zotit Biden erdhën pasi ushtria izraelite konfirmoi se forcat e saj tani po veprojnë në pjesët qendrore të Rafahut, ndërsa zgjerojnë ofensivën në qytetin jugor të Gazës. Presidenti Biden tha se ky "një moment vërtet vendimtar." Ai shtoi se Hamasi ka deklaruar se dëshiron armëpushim dhe se marrëveshje e propozuar nga izraelitë është një mundësi që ata ta provojnë "nëse e duan vërtet këtë (armëpushimin)".
Izraeli është përballur me kritika në rritje nga faktori ndërkombëtar lidhur me strategjinë e tij të shkatërrimit të vazhdueshëm në Gazë, me një kosto të lartë në jetët e civilëve. Bombardimet izraelite dhe ofensivat tokësore kanë vrarë më shumë se 36,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, e cila nuk bën dallim midis luftëtarëve dhe civilëve.
Izraeli nisi luftën në Gazë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, në të cilin militantët sulmuan Izraelin jugor, vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe rrëmbyen rreth 250 vetë, sipas të dhënave izraelite. Izraeli thotë se rreth 100 persona mbahen ende peng në Gazë dhe po ashtu Hamasi po mban edhe trupat e pajetë të 30 pengjeve./ VOA
Partitë populiste të krahut të djathtë pritet të shënojnë ...
Ushtria izraelite ka konfirmuar të premten se forcat e saj...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të p...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka konfirmuar se do...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur të premten...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha t...
Sipas vlerësimit të qeverisë gjermane, Ukraina mund të...
Kryeministri Albin Kurti ka goditur sërish Prokurorinë...
"Planet e NATO-s që të përfshihet më shumë në luftën n...
Numri i personave që janë larguar nga shtëpitë e tyre për ...
Rusia po përdor raketa balistike të Koresë së Veriut në Uk...
Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka lënë spitalin dh...
Pakti "Green New Deal", synimi pra që deri në vitin 20...
Duket sikur tabutë po bien njëra pas tjetrës: Në një vizit...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka dhënë leje Ukrain...
Shpallja fatjor e Donald Trump-it për 34 vepra penale shën...
Kina ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në një Konfere...
Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për...
Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, do t...
"Qeveria e Sllovenisë miratoi të enjten një vendim për njo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...