"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, 10 muaj pasi Moska filloi agresionin ndaj Ukrainës. Ata biseduan në një videokonferencë të premten, gjatë së cilës nuk i përmendën drejtpërdrejt luftimet në Ukrainë. Por dy presidentët përshëndetën forcimin e lidhjeve midis Moskës dhe Pekinit.
Presidentët Putin dhe Xi folën për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, mes atyre që ata i quajtën "tensione gjeopolitike" dhe një "situatë të vështirë ndërkombëtare".
"Përballë rritjes së tensionit gjeopolitik, rëndësia e partneritetit strategjik ruso-kinez po bëhet një faktor stabilizues. Marrëdhëniet tona u kanë bërë ballë të gjitha sfidave me dinjitet, tregojnë pjekuri dhe stabilitet dhe vazhdojnë të zgjerohen në mënyrë dinamike. Këto lidhje janë më të ngushtat në histori, ato përfaqësojnë një model bashkëpunimi mes fuqive të mëdha në shekullin e 21-të", tha presidenti rus.
Udhëheqësi rus tha se pret që zoti Xi të vizitojë Moskën në pranverë. Një udhëtim i tillë "do t'i tregonte gjithë botës forcën e lidhjeve ruso-kineze për çështje kyçe, e do të shndërrohej në ngjarjen kryesore politike të vitit në marrëdhëniet dypalëshe", tha ai.
Zoti Putin vuri në dukje gjithashtu se bashkëpunimi ushtarak ka një "vend të veçantë" në marrëdhëniet e dy vendeve dhe se Kremlini "synonte të forconte bashkëpunimin midis forcave të armatosura të Rusisë dhe Kinës." Javën e kaluar, Moska dhe Pekini zhvilluan stërvitje të përbashkëta në Detin e Kinës Lindore.
"Pavarësisht situatës së jashtme jo të favorshme, kufizimeve të paligjshme dhe shantazheve të drejtpërdrejta nga disa vende perëndimore, Rusia dhe Kina arritën të sigurojnë ritme të larta rritjeje rekord të tregtisë së ndërsjellë”.
Perëndimi ka vendosur sanksione dhe ka marrë masa të tjera ndëshkuese ndaj Rusisë, në përgjigje të agresionit ndaj Ukrainës që aleatët e Kievit thonë se është i pajustifikuar.
Edhe zoti Xi tha se Pekini është i gatshëm të forcojë lidhjet me Moskën.
"Përballë një situate ndërkombëtare të vështirë dhe të ndërlikuar, ne jemi të gatshëm të rrisim bashkëpunimin strategjik me Rusinë, t'i ofrojmë njëri-tjetrit mundësi zhvillimi, të jemi partnerë globalë për të mirën e popujve dhe vendeve tona dhe në interes të stabilitetit në mbarë botën", tha presidenti kinez.
Lidhjet midis Moskës dhe Pekinit janë forcuar që kur filloi agresioni rus në Ukrainë më 24 shkurt.
Kina ka refuzuar në mënyrë të prerë të kritikojë veprimet e Moskës në Ukrainë, duke fajësuar SHBA-të dhe NATO-n për provokim ndaj Kremlinit, si dhe ka kritikuar sanksionet ndëshkuese të vendosura ndaj Moskës.
Rusia, nga ana tjetër, e ka mbështetur fuqishëm Kinën mes tensioneve me SHBA-të mbi Tajvanin.
Por të dyja vendet po përballen me vështirësi të brendshme. Zoti Putin po përpiqet të ruajë mbështetjen brenda vendit, për një luftë që po zgjat më shumë nga sa e kishte parashikuar, ndërsa Kina po përballet me një rritje të rasteve me COVID-19, që ka shkaktuar vështirësi të mëdha në sistemin shëndetësor të vendit./ VOA
Një shpërthim është regjistruar në një restorant në lagjen...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 30 dhjetor pret...
Influencuesja dhe aktivistja Luisa Mell nuk ka qenë in...
Viti 2022 shënoi disa nga ngjarjet më të rëndësishme dhe t...
Mbrëmjen e djeshme lajmi që bëri bujë, lidhej me arrestimi...
Influencuesi kontrovers online dhe "mizogjeni i vetëpë...
Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore si dhe për sh...
Presidenti Joe Biden, që aktualisht është me pushime d...
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi sulmin e ...
Grupi ndërkombëtar i njohur si “Anonymous” ka publikua...
Aleanca e Atlantikut të Veriut ka reaguar fillimit të ...
Pas tërheqjes së barrikadave në veri të Kosovë të shumta k...
Qeveria e ekstremit të djathtë, e udhëhequr nga kryemi...
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të...
Rusia sulmoi Ukrainën me një breshëri raketash të enjt...
Ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudare, i ci...
Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" në analizën e saj ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas takimit që zhvi...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar një vendim...
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...