web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Po shkel ligjet e vendit"/ Rusia nis me vendosjen e masave kufizuese ndaj WhatsApp

22 Dhjetor 2025, 22:14, Kosova & Bota CNA

"Po shkel ligjet e vendit"/ Rusia nis me vendosjen e masave kufizuese

Rusia po vendos gradualisht masa kufizuese ndaj WhatsApp. Kështu ka bërë me dije rregullatori i komunikimeve të Rusisë, Roskomnadzor, ku kanë deklaruar se WhatsApp “vazhdon të shkelë ligjin rus”.

“Në dritën e kësaj, Roskomnadzor po prezanton gradualisht masa kufizuese kundër WhatsApp. Përkeqësimi gradual i thirrjeve në WhatsApp filloi në gusht, siç raportoi Roskomnadzor në media”, thuhet në deklaratën për shtyp të Roskomnadzor, duke shtuar se kufizimet po futen gradualisht për t'u lejuar përdoruesve të kalojnë në aplikacione të tjera të shkëmbimit të mesazheve.

Më herët gjatë ditës së sotme, afërsisht 1,600 ankesa ndaj WhatsApp u morën gjatë 24 orëve, sipas Sboy.rf, një faqe interneti me qendër në Rusi për monitorimin e ndërprerjeve të internetit, dhe Downdetector.

Përdoruesit raportuan ndërprerje në njoftime, probleme me dërgimin e mesazheve dhe funksionim të paqëndrueshëm të aplikacionit dhe faqes së tij të internetit.

Më parë, thirrjet në WhatsApp dhe Telegram ishin të kufizuara në Rusi për qëllime sigurie dhe parandalimi të mashtrimeve. Në fund të nëntorit, Roskomnadzor paralajmëroi se WhatsApp do të bllokohej plotësisht nëse nuk do të përputhej me legjislacionin rus. /CNA





Lajmet e fundit nga