SHBA, Gjykata e Lartë e prirur të lejojë qasjen tek ilaçi për abortin
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara dukej e prirur të ...

Një grup opozitar në Serbi ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion kundër një projekti ndërtimesh që do të financohej nga kompania e dhëndrit të ish presidentit amerikan Donald Trump, në ish selinë e shtabit të ushtrisë serbe, që u shkatërrua në fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.
Më herët gjatë këtij muaji, Jared Kushner konfirmoi raportet se kompania e tij planifikon të financojë një projekt në qendër të Beogradit, që përfshinë një hotel, një kompleks apartamentesh luksoze si dhe hapësira për zyra dhe dyqane.
Në peticionin e nisur të hënën, i kërkohet qeverisë së Serbisë të respektojë ligjin, i cili thotë se ndërtesa mund t’i kthehet vetëm funksionit të saj fillestar. Organizatorët thanë se aty duhet të ngrihet Muzeu i Historisë Serbe.
Grupi opozitar “Lëviz dhe Ndrysho”, tha se 10,000 veta nënshkruan peticionin në më pak se 24 orë.
“Kjo është çështje e krenarisë së shtetit dhe qytetarëve, dhe ne kemi shembull të mirë kur terroristët rrëzuan Kullat Binjake në Nju Jork, amerikanët nuk ua dhanë atë vend disa investitorëve arabë për të ndërtuar hotelet e tyre. Ata ngritën monument për viktimat”, tha Savo Manojloviç, udhëheqës i grupit.
Zyrtarë pro Trump të qeverisë në Serbi e kanë mirëpritur projektin, por opozita është shprehur kundër tij.
Për shumëkënd, ndërtesa e bombarduar e komandës së ushtrisë serbe është një simbol i fuqishëm i rezistencës së Serbisë kundër atij që ata e quajnë, agresion të NATO-s, 25 vjet më parë.
Një grup protestuesish me flamuj serbë dhe rusë u mblodh të dielën para kësaj ndërtese në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, që i dhanë fund shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe.
Rreth 13,000 veta, kryesisht shqiptarë, u vranë gjatë luftës në Kosovë, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Beogradi i mbështetur nga Rusia, vazhdon ta kundërshtojë shtetësinë e saj.
Më herët gjatë këtij muaji, Shqipëria tha se ka marrë një projekt investimi nga kompania e zotit Kushner, Affinity Partners, për ta shndërruar një ish bazë ushtarake në ishullin e Sazanit në detin Adriatik, në një qendër pushimesh.
Kryeministri shqiptar Edi Rama mirëpriti planin, duke e cilësuar atë një ofertë fantastike./ VOA
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara dukej e prirur të ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të ma...
Policia turke ka arrestuar 147 ekstremistë të dyshuar të S...
Në prag të prezantimit të raportit faktmbledhës ( 27.0...
Irani ka konfirmuar vdekjen e një anëtari të Gardës Revolu...
Të dielën në Turqi zhvillohet zgjedhjet vendore. Vota ...
Ish-presidenti Donald Trump kritikoi të hënën vendimin e g...
Gjashtë persona janë të pagjetur pas shembjes së urës ...
Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të martën se Julian Assa...
Mediat iraniane kanë raportuar të martën se lideri i grupi...
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, tregoi pak ditë m...
Hulumtimi i ri zbulon pjesët e Evropës me shpejtësinë ...
Presidenti Emmanuel Macron tha të hënën se personat e ...
Një urë në Baltimore, Meryland, është shembur mbi lumin Pa...
Aktori amerikan, Arnold Schwarzenegger, ka njoftuar se...
Një ngjarje e parprecedentë ka ndodhur në Patisia të A...
Ushtria ruse i ka sulmuar kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si...
Menjëherë pas sulmit në sallën e koncerteve Crocus City Ha...
Marrëdhëniet mes presidentit Joe Biden dhe kryeministrit B...
Një urë në qytetin Baltimore në SHBA është shembur mbi lum...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...