Shembja e urës në SHBA/ Shpëtohen 2 persona, 6 të tjerë ende të zhdukur
Gjashtë persona janë të pagjetur pas shembjes së urës ...

Ish-presidenti Donald Trump kritikoi të hënën vendimin e gjykatës për të caktuar datën 15 prill për gjyqin për pagesën e bërë për të fituar heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels. Profesori i juridikut, Will Thomas, thotë se procesi ka mundësi të përfundojë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Ai shton se barra e provës, që nuk është e lehtë, u bie prokurorëve që të bindin 12 anëtarët e jurisë se ish-presidenti është fajtor për 34 shkeljet ligjore.
Presidenti Trump përballet me 4 padi të ndryshme penale. E para prej tyre, që pritet të shkojë në gjyq më 15 prill, ka të bëjë me akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels. Sipas profesorit të universitetit të juridikut në Michigan, përpjekjet e avokatëve të ish-presidentit për ta shtyrë datën e gjyqit ishin të pasuksesshme.
“Nga sa dëgjova nga seanca e së hënës mendoj se do të qëndrojë data e gjyqit për në mesin e muajit prill. Argumentet e ekipit ligjor të ish-presidentit Trump nuk arritën ta bindin gjykatën dhe duket se nuk ishin të konceptuara mirë nga ana ligjore. Duket se gjykata ka filluar ta humbasë disi durimin me avokatët e Trump-it. Duket se gjykata nuk është e prirë për ta shtyrë datën e 15 prillit”, thotë profesori i juridikut, Will Thomas, nga Universiteti i Michigan-it.
Caktimi i datës së fillimit të gjyqit e bën tashmë zotin Trump ish-presidentin e parë amerikan që do të dalë në gjyq me akuza penale. Gjyqi ka mundësi të përfundojë para zgjedhjeve të nëntorit dhe votuesit mund ta dinë nëse ai do të dënohet apo shpallet i pafajshëm.
Sidoqoftë, shanset janë kundër prokurorëve në këtë çështje gjyqësore, thotë profesori Thomas.
“Në një çështje të tillë, prokurorët kanë të gjithë barrën për të paraqitur prova të shumta që nuk duhet të lënë vend për dyshim. Do të nevojitet unanimitet nga një juri prej 12 personash dhe prokurorëve do t’u duhet të bindin secilin prej tyre. Pra, shanset janë kundër prokurorëve. Në një proces të tillë me shumë pjesëza të vogla që ndryshojnë, është sfida e prokurorëve që të paraqesin një çështje të qartë dhe koherente për ato që kanë ndodhur dhe për të nxjerrë përgjegjësitë penale”, thotë profesori Thomas.
Ish-presidenti Trump thotë se është i pafajshëm për 34 akuzat e ngritura për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur pagesën prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels.
“Në thelb, çështja është për mashtrim. Pretendimi është se Donald Trump-i pagoi dikë për të fshehur informacionin përpara zgjedhjeve. Duke vepruar kështu, ai arriti të përmirësojë shanset e tij në zgjedhje dhe arriti t’i fitojë ato. Sipas ligjeve të New York-ut, shkelja ka të bëjë me mënyrën mashtruese se si është bërë pagesa. Ekzistojnë të dhëna të biznesit për hyrje-dalje të parave dhe çështja do të përqendrohet te falsifikimi i këtyre të dhënave të biznesit”, thotë profesori Thomas.
Kjo shumë iu pagua zonjës Daniels nëpërmjet ish-avokatit të zotit Trump, Michael Cohen, përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Zonja Daniels thotë se ka pasur një marrëdhënie seksuale me zotin Trump rreth një dekadë më parë, aludim që është hedhur poshtë nga ish-presidenti. Sipas profesorit Thomas, ky proces gjyqësor i ka të gjitha shanset të përfundojë përpara mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në nëntor.
“Vazhdoj të jem i mendimit se çështja gjyqësore e New York-ut ka gjasa të përfundojë përpara zgjedhjeve, të paktën faza fillestare e gjyqit”, thotë profesori Thomas.
Kjo çështje është vetëm një ndër betejat ligjore me të cilat përballet ish-presidenti Donald Trump, ndërsa kandidon përballë presidentit Joe Biden për zgjedhjet presidenciale të këtij viti./ VOA
Gjashtë persona janë të pagjetur pas shembjes së urës ...
Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të martën se Julian Assa...
Mediat iraniane kanë raportuar të martën se lideri i grupi...
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, tregoi pak ditë m...
Hulumtimi i ri zbulon pjesët e Evropës me shpejtësinë ...
Presidenti Emmanuel Macron tha të hënën se personat e ...
Një urë në Baltimore, Meryland, është shembur mbi lumin Pa...
Aktori amerikan, Arnold Schwarzenegger, ka njoftuar se...
Një ngjarje e parprecedentë ka ndodhur në Patisia të A...
Ushtria ruse i ka sulmuar kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si...
Menjëherë pas sulmit në sallën e koncerteve Crocus City Ha...
Marrëdhëniet mes presidentit Joe Biden dhe kryeministrit B...
Një urë në qytetin Baltimore në SHBA është shembur mbi lum...
Çekia siguron 800.000 copë municion për Ukrainën, krye...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 25 mars se...
Udhëheqësja opozitare bjelloruse në mërgim, Svyatlana Tsik...
Partia Demokratike Popullore (PDP) në pushtet në Mal të Zi...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Anton...
Gjykata e nivelit të dytë në Nju Jork vendosi sot të shtyj...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka anulua...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...