Trump në beteja ligjore, Biden zotohet të mbrojë ligjin për kujdesin shëndetësor
Gjykata e nivelit të dytë në Nju Jork vendosi sot të shtyj...

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje të hënën për rifillimin e ndihmave financiare për agjencinë për refugjatët palestinezë, UNRWA, duke theksuar rolin thelbësor të saj në Rripin e Gazës. Shumë vende ndaluan dhënien e fondeve për UNRWA-n pas akuzave se disa punonjës të kësaj agjencie ishin përfshirë në sulmet e Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor.
Lufta e Izraelit kundër Hamasit ka detyruar largimin nga shtëpitë e tyre të 80% të popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se një e katërta e popullsisë po vuan nga uria pasi është kufizuar futja e ndihmave në Rripin e Gazës.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, e cila punëson rreth 13,000 njerëz në Gazë, është furnizuesja kryesore me ushqime dhe ofron strehë, por është në prag të falimentimit financiar.
“Ndjej keqardhje të thellë për vendimin që u mor për ndërprerjen e financimit të UNRWA-s. Kam shpresa të mëdha që vendimi të ndryshojë, sidomos pas publikimit të raporteve të hartuara nga organizata të pavarura lidhur me hetimin dhe shqyrtimin e agjencisë për refugjatët palestinezë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, gjatë një konference shtypi në Jordani.
Izraeli, pretendimet e të cilit janë detajuar në një dokument që i ka rënë në dorë agjencisë së lajmeve Associated Press, ka mbajtur prej kohësh një qëndrim kundër agjencisë UNRWA. Izraeli e ka akuzuar atë për tolerim apo madje bashkëpunim me Hamasin dhe zgjatjen e krizës 76-vjeçare të refugjatëve palestinezë.
“Është e qartë se ka rreziqe për depërtim kur vepron në mjedise kaq të vështira si Gaza. Jemi plotësisht të përkushtuar që ta forcojmë UNRWA-n, për të garantuar që ajo reflekton vlerat e OKB-së”, tha zoti Guterres.
Qeveria izraelite e ka akuzuar Hamasin dhe grupe të tjera militante se i kanë përvetësuar ndihmat për refugjatët dhe i kanë përdorur objektet e OKB-së për qëllime ushtarake.
UNRWA i mohon këto akuza dhe thotë se ka ndërmarrë veprime të shpejta kundër punonjësve të akuzuar për pjesëmarrje në sulmin e Hamasit kundër Izraelit.
Shtetet e Bashkuara dhe donatorë të tjerë të rëndësishëm, që së bashku siguruan më shumë se gjysmën e buxhetit të agjencisë për refugjatët palestinezë në vitin 2022, i ndërprenë fondet.
Disa nga 16 vendet që ndaluan përkohësisht dhënien e fondeve për UNRWA-n kanë rifilluar tashmë financimin për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë./ VOA
Gjykata e nivelit të dytë në Nju Jork vendosi sot të shtyj...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka anulua...
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar...
Një ligjvënës iranian tha se autoritetet po diskutojnë që ...
"Euronews Business" hedh një vështrim më të afërt të qytet...
BE-ja ka njoftuar hetime ndaj disa prej firmave më të mëdh...
Partia Demokratike Popullore (PDP) në pushtet në Mal të Zi...
Mbi 5.4 milionë vende pune mbeten të paarritshme për t...
Blerja e ushqimeve mund të duket e mërzitshme ndonjëhe...
Prokuroria ruse ka ngritur aktakuzë ndaj katër burrave të ...
Gjendja financiare e shumë spitaleve gjermane nuk është e ...
Papa Francesku nuk lexoi lutjen që kishte përgatitur p...
Brigitte Garcia, kryebashkiakja e qytetit bregdetar të...
Një person i pajetë është gjetur mbrëmjen ne sotme në varr...
Njëzetepesë vite më parë, nën drejtimin e Shteteve të Bash...
Dokumentari i ri "Vishniac" tregon historinë e fotografit ...
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha të dielën se forcat izra...
Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki kanë nxjerrë fitues di...
Sulmet dhe kërcënimet ndaj medias janë në rritje në rang b...
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe depute...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...