Spitalet e mëdha në Gjermani, në kufijtë e kolapsit financiar
Gjendja financiare e shumë spitaleve gjermane nuk është e ...

Prokuroria ruse ka ngritur aktakuzë ndaj katër burrave të cilët i akuzon për kryerjen e sulmit në një sallë koncertesh pranë Moskës dhe vrasjen e së paku 137 njerëzve më 22 mars.
Më 24 mars, një gjykatë në Moskë ua caktoi masën e paraburgimit me kohëzgjatje dy muaj katër të akuzuarve për terrorizëm në lidhje me sulmin ndaj sallës së koncerteve pranë Moskës.
Gjykata i zbuloi emrat e të dyshuarve si Murodali Rajabalizoda, Dalerjon Mirzoev, Muhammadsobir Faizov dhe Faridun Shamsiddin, dhe tha se ata janë shtetas të Taxhikistanit.
Tre prej tyre, Mirzoev, Rajabalizoda, dhe Shamsidin, e pranuan fajin për të gjitha akuzat, sipas gjykatës.
Faizov u soll para gjykatës më 24 mars drejtpërdrejt nga spitali me një karrocë dhe qëndroi ulur me sy mbyllur gjatë gjithë seancës, raportoi "Associated Press". Ai kishte shumë plagë dhe mbikëqyrej nga mjekët edhe në sallë të gjyqit.
Të dyshuarve iu ofruan përkthyes pasi mbërritën në sallën e gjyqit të përgjakur dhe me fytyrë të ënjtur.
Hetuesit e cituan nevojën për ta ruajtur fshehtësinë e hetimeve dhe sigurinë e pjesëmarrësve dhe të afërmve kur kërkuan që seanca dëgjimore të mbahej me dyer të mbyllura.
Gjatë pjesës kur seanca u mbajt me dyert të hapura, u mësua se Mirzoev është i regjistruar në Novosibirsk, Rusi, dhe se është 32 vjeç. Ai është i martuar dhe i ka katër fëmijë.
Rahabalizoda tha se është 30 vjeç, i martuar dhe se ka një fëmijë.
Katër të akuzuarit janë në mesin e 11 njerëzve që autoritetet ruse thanë se i arrestuan në lidhje me sulmin e 22 marsit.
E diela ishte ditë zie në gjithë Rusinë për nder të viktimave të këtij sulmi, në të cilin u plagosën më shumë se 180 njerëz gjithashtu.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka quajtur “të përgjakshëm, barbar dhe terrorist” sulmin gjatë një fjalimi më 23 mars, ku nuk e përmendi Shtetin Islamik, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin.
Ai pretendoi se Ukraina ishte e përfshirë, gjë që është mohuar kategorikisht nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zyrtarët amerikanë thanë më 24 mars se Ukraina nuk ka gisht në këtë masakër.
Shteti Islamik “është përgjegjësi i vetëm për këtë sulm. Nuk ka pasur aspak përfshirje ukrainase në këtë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson./REL
Gjendja financiare e shumë spitaleve gjermane nuk është e ...
Papa Francesku nuk lexoi lutjen që kishte përgatitur p...
Brigitte Garcia, kryebashkiakja e qytetit bregdetar të...
Një person i pajetë është gjetur mbrëmjen ne sotme në varr...
Njëzetepesë vite më parë, nën drejtimin e Shteteve të Bash...
Dokumentari i ri "Vishniac" tregon historinë e fotografit ...
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha të dielën se forcat izra...
Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki kanë nxjerrë fitues di...
Sulmet dhe kërcënimet ndaj medias janë në rritje në rang b...
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe depute...
Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë të dielën në...
Rezultatet përfundimtare të rundit të parë të zgjedhjeve p...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përshkruar 2...
Si sot 25 vite më parë, Organizata e Traktatit të Atlantik...
Forcat ajrore ukrainase njoftuan të shtunën se rrëzuan 31 ...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për motin po ngre alarmin ...
25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur spastrimin ...
Gazetarët kanë notuar të shtunën në 10 plazhe Brighton nëp...
Bilanci i viktimave nga sulmi në Rusi është thelluar. "FS...
Kongresi amerikan miratoi në orët e para të së shtunës një...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...