web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasje mes bandash në Prishtinë/ Një viktimë, kalimtarja në gjendje të rëndë

27 Mars 2024, 10:39, Kosova & Bota CNA
Përplasje mes bandash në Prishtinë/ Një viktimë,
Policia e Kosovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku nga përplasja e dy grupeve kriminale ka humbur jetën një person dhe ka mbetur e plagosur një 49-vjeçare.

Gjatë të shtënave me armë zjarri, 49-vjeçarja ishte duke kaluar në rrugë dhe është kapur nga plumbat. Gjendja shëndetësore e kalimtares paraqitet e rëndë.

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona. 

“Prishtinë 26.03.2024-21:20. Dyshohet se pas një konfrontimi në mes të dy grupeve ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër kosovare është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet përkatëse policore. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë në kërkim policor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Rasti nën procedura hetimore”, thuhet në njoftimi e policisë./CNA 





Lajmet e fundit nga