E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Ligjvënësit e Parlamentit Europian bënë thirrje të mërkurën për një hetim ndaj komisionerit të zgjerimit Oliver Varhelyi. Deputetët shprehin shqetësimin se ai favorizon presidentin serb prorus, Alexander Vuçiç.
Në raportin e miratuar të mërkurën nga Parlamenti Europian në Strasburg, eurodeputetët i kërkuan komisionit të BE-së të nisë një “investigim të pavarur dhe të paanshëm” për të parë se a është politika dhe sjellja e komisionerit të zgjerimit Oliver Varhelyi, në kundërshtim me kodin e sjelljes se Komisionit dhe të BE.
Në raportin vjetor për zbatimin e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), miratuar të mërkurën me 407 vota pro, 92 kundër dhe 142 abstenime, PE shpreh shqetësimin për informacione që supozojnë se politikani hungarez “përpiqet qëllimisht të anashkalojë dhe minojë reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian (BE)".
Prandaj PE i bën thirrje Komisionit Europian të nisë një hetim të pavarur dhe të paanshëm për të përcaktuar nëse sjellja dhe politikat e Komisionerit janë në kundërshtim me Kodin e Sjelljes për Anëtarët e Komisionit dhe detyrimet e Komisionerit sipas Traktateve të BE-së.
Grupi S&D, i socialistëve dhe demokratëve, në Parlamentin Europian, i cili promovoi peticionin, tha se ishte "i alarmuar nga lajmet" për veprimet e komisionerit. “Komisioneri Várhelyi vazhdimisht relativizon sulmet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ndaj demokracisë dhe mbështet veprimet separatiste të Milorad Dodik”. Ky grup, i dyti për nga madhësia në Parlamentin Europian, thotë se e ka "pranuar kandidaturën e komisionerit Várhelyi me kusht që ai të veprojë vetëm në interes të të gjithë BE-së. Jo në interes të qeverisë së Budapestit. Tani, pas tre vjetësh në detyrë, ka arsye serioze për të besuar se komisioneri po ndjek axhendën e (Viktor) Orban”, është shprehur eurodeputeti holandez Thijs Reuten, një nga bashkëhartuesit e raportit.

"Roli i Komisionit Europian është të mbrojë integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të garantojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë. Jo anasjelltas", thekson S&D.
"Mbështetja e pozicioneve nacionaliste dhe separatiste të Dodikut jo vetëm që do të ishte kundër Kodit të Sjelljes për anëtarët e Komisionit Europian, por do të ishte lojë me zjarrin", paralajmëron ai në deklaratë.
Në bazë të raporteve të Komisionit, Këshilli vendos për një mandat negociues me vendet përkatëse, Bosnja dhe Hercegovina e mori statusin e kandidatit për BE në tetor, duke iu bashkuar Malit të Zi dhe Serbisë, Kosova ende nuk e ka marrë këtë status, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë tashmë në një fazë të re në marrëdhëniet me Bashkimin Europian, me negociatat e anëtarësimit të hapura që nga 19 korriku.
Komisionieri i zgjerimit Varhelyi konsiderohet si njeriu i Orbanit në Bruksel dhe është kritikuar edhe më parë për sjellje miqësore dhe të butë ndaj autokratëve të Ballkanit, sidomos presidentit serb, Aleksander Vuçiç./DW
Universiteti i Kolumbias emëroi si presidente ish-zëvendës...
Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhel...
Gjykata e Lartë e Izraelit urdhëroi kryeministrin Benjamin...
Sulmet e Rusisë kundër Ukrainës po vënë në shënjestër ...
Shtëpia e Bardhë po përballet me një mal kritikash të ...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ...
Në më pak se tri javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka shkruar ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sinjalizoi...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 18 janar se nuk ka ...
Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov shpeshherë ka dëshmua...
Déjà-vu! Këtë e kemi parë edhe një herë: Ukraina dhe partn...
Hungaria po tenton edhe një herë të dobësojë sanksione...
Në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg ës...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialog, Miro...
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se është e gats...
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrskyy, d...
Deri 2 muaj më parë, një nga pyetjet kryesore me të cilat ...
Policia gjermane njoftoi se aktivistja e klimës, Greta Thu...
Shtëpia e Bardhë tha të martën se do t'i përgjigjet në mën...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...