Pas marrëveshjes me Kievin/ SHBA planifikon të dërgojë armë për mbrojtje ajrore në Ukrainë
SHBA-ja po planifikon të dërgojë sisteme të përparuara të ...

Nënpresidenti i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Igor Stojanoviq, njoftoi më 5 maj se ka dorëzuar padi në Zyrën e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës kundër presidentit të entitetit Republika Sërpska, Millorad Dodik, mbi dyshimet se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.
Stojanoviq tha në një postim në 'Facebook', se Dodik ka bërë deklarata gjatë paraqitjeve publike, të cilat fyen dinjitetin e boshnjakëve dhe “shkelën të drejtën e fesë dhe kulturës, dhe liritë themelore, që garantohen nga Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare”.
Duke folur para gazetarëve, më 29 prill, pas një takimi të koalicionit qeverisës në Republikën Sërpska, Dodik prezantoi tezën që zgjidhje për Bosnje e Hercegovinën është që boshnjakët “të kthehen në fenë e paraardhësve të tyre, që Bosnje e Hercegovina të jetë me shumicë serbe”.
Duke mohuar identitetin e boshnjakëve, ai fyeu ata duke i quajtur “të konvertuar”.
Stojanoviq theksoi se ai ka obligim “institucional dhe moral që të reagojë kur kërcënohen themelet e shtetit – barazia, siguria dhe dinjiteti i qytetarëve të saj”.
“Heshtja përballë gjuhës së urrejtjes nuk është opsion. Bosnje e Hercegovina është shtet i të gjithë njerëzve dhe qytetarëve të tij. Themelet e saj janë mbi luftën kundër fashizmit, mbi lirinë dhe barazinë. Është patriotizëm të mbrosh dinjitetin e çdo qenieje njerëzore dhe të mbrosh vlerat mbi të cilat bazohet ky vend”, theksoi ai.
Zyra e Dodikut më herët nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se pse presidenti i Republikës Sërpska bën komente fyese ndaj boshnjakëve, dhe nëse ai beson se ato përbëjnë gjuhë të urrejtjes.
Nenet e Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës ndalojnë “nxitjen publike dhe nxitjen e urrejtjes kombëtare, racore apo fetare”, dhe parashohin dënim me burgim.
Dodik është në kërkim nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe nga Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës, për shkak se ai po refuzon të përgjigjet për marrje në pyetje për “sulm ndaj rendit kushtetues të vendit”.
Fletarrestim është lëshuar edhe për kryetarin e Asamblesë së Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, dhe për kryeministrin e entitetit, Radovan Vishkoviq, të cilët po ashtu dyshohet ta kenë kryer krimin e njëjtë./ REL
SHBA-ja po planifikon të dërgojë sisteme të përparuara të ...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryemini...
Seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës ka...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në përpjekjen...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Një sulm me bombë i planifikuar për koncertin falas të Lad...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e hodhi poshtë ...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka dalë nga Akademia Usht...
Zyrtarët britanikë kundërterrorizmit kanë arrestuar disa i...
A do ta vazhdojë Rumania kursin demokratik? Kjo përcaktohe...
Pothuajse gjysma e rezervave të arit të Gjermanisë ruhen e...
Lajmi për shtrimin në spital të presidentit të Serbisë, Al...
Ekipi i Trump ka përgatitur një sërë opsionesh për të usht...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar homazhe n...
Një burrë është akuzuar në Greqi për vepra penale të lidhu...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e refuzoi armëpus...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në S...
Pakistani testoi më 3 maj një raketë balistike, në kohën k...
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës sërish përfu...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fluturimin Gjenevë-P...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...