web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Masakra në Nabërgjan të Pejës/ Kryeministri Kurti kryen homazhe në nder të civilëve të vrarë

3 Maj 2025, 16:37, Kosova & Bota CNA

Masakra në Nabërgjan të Pejës/ Kryeministri Kurti kryen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar homazhe në nder të 17 civilëve të vrarë në Masakrën e Nabërgjanit në Pejë. Në Nabërgjan të Pejës, më 1999, u vranë 17 civilë. E nga data 1 deri më 18 maj gjithsej janë vrarë 31 civilë, nga 13 deri në 95 vjeç.

Postimi i plotë i kryeministrit Kurti:

"Në javën e parë të majit 1999, makineria ushtarake e policore e Serbisë po marshonte me projektin gjenocidal “Patkoi” të planifikuar në Beograd, nga regjimi i Millosheviçit, për shfarosjen e shqiptarëve.

Në mbrëmjen e 2 majit 1999, forcat kriminale serbe filluan terrorin sistematik ndaj popullatës civile shqiptare e cila po lëvizte në kolonë nga fshati Studime e Poshtme në Studime të Epërme. Brenda dy orësh, 116 shqiptarë u vranë mizorisht. Burra e gra, pleq e fëmijë, nga shumica e fshatrave të Shalës dhe rrethit të Vushtrrisë. Në mëngjes, gratë dhe fëmijët i dëbuan për në Shqipëri, ndërkaq burrat i dërguan në burgun famëkeq të Smrekonicës, ku kaluan nëpër trajtim çnjerëzor, rrahje e tortura.

Më 3 maj 1999 në oborrin e shkollës në Bukosh u pushkatuan 25 burra dhe djem shqiptarë. Forcat policore të Serbisë i ekzekutuan ata pasi i ndanë nga kolona e banorëve të dëbuar nga fshatrat e Suharekës.

Republika e Kosovës nuk mund të falë e as të harrojë. Vetëm me drejtësi për viktimat dhe dënim për kriminelët, familjarët do të gjejnë prehje dhe paqja do të bëhet e qëndrueshme.

Vuajtjet që përjetoi populli ynë nuk mund të shlyhen kurrë nga kujtesa jonë kolektive. Ndërkaq, të rënët për liri nuk do të jenë asnjëherë të harruar.

Në përvjetorin e 26-të të masakrës së Studimes, bëmë homazhe me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, dhe deputetë të Kuvendit të Republikës.

I përkujtojmë përherë martirët e masakrës së Nabërgjanit, Studimes e Bukoshit, dhe të gjithë që u flijuan, që ne sot të jetojmë të lirë në Republikën e Kosovës"./CNA 

Masakra në Nabërgjan të Pejës/ Kryeministri Kurti kryen

Masakra në Nabërgjan të Pejës/ Kryeministri Kurti kryen

 





Lajmet e fundit nga