"Mbrojini fëmijët, jo armët" në SHBA
Dy javë e gjysmë pas masakrës në një shkollë fillore n...

Pas raundit të parë të zgjedhjeve për parlamentin në Francë fronti i qendrës i presidentit Macron rrezikon të humbasë shumicën absolute. Macron ka një kundërshtar të ri me aleancën e re të majtë, aleancën "Nupes".
Pak pas rizgjedhjes si president, Macron duhet t'i trembet humbjes së shumicës parlamentare në Asamblenë franceze, gjë që do t'ia vështirësojë qeverisjen dhe realizimin e projekteve politike që Macron i bëri të ditura gjatë fushatës elektorale për president.
Në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare, aleanca e majtë e gjelbër "Nupes" e Jean-Luc Melenchon ka arritur të marrë gati po aq vota (25,7%) sa fronti i qendrës i presidentit Macron, "Ensemle" (25,8%). Dallimi mes dy kampeve politike, sipas të dhënave zyrtare, qëndron në 21.442 vota, përballë 48,7 milionë qytetarëve me të drejtë vote. Sistemi i komplikuar zgjedhor çon pjesërisht në dallime të mëdha në proporcionalitet dhe shpërndarjen e vendeve në parlament. Në fund vlejnë votat për fituesin e secilës zonë zgjedhore. Sipas sondazheve të instituteve, pritet që të dielën e ardhshme, kampi i Macron-it në raundin e dytë të mbledhë vota nga shumë zgjedhës, kandidatët e preferuar të të cilëve kanë humbur në raundin e parë.

Sipas kësaj llogaritjeje mbështetësit e Macron mund të marrin 255 nga 295 vende në parlamentin me 577 vende. Për shumicën absolute nevojiten 289 vende. Për aleancën "Nupes" parashikohen 150 deri në 210 vende, me gjithë rezultatin e mirë zgjedhor.
Nëse Macron e humb shumicën absolute, atëherë ai duhet rregullisht që të marrë mbështetjen e kampeve të tjera politike dhe të bëjë më shumë kompromise, si për shembull te reforma e pensioneve. Vetë Melenchon e vlerësoi rezultatin zgjedhor si dështim për kundërshtarin politik, Macron. "E vërteta është se partia e presidentit në raundin e parë ka dështuar dhe është mundur", tha ai në Paris.

Populistja e djathtë, Marine Le Pen, u tregua optimiste që partia e saj "Rassemblement National" në të ardhmen do të mund të krijojë një fraksion të vetin. Për këtë nevojiten 15 deputetë, partia e saj sipas llogaritjeve mund të arrijë 10-30 vende.
Kryeministrja e sapoemëruar nga Macron, Elisabeth Borne, bëri thirrje për një "javë të mobilizimit". Ajo vetë dhe 14 anëtarë të qeverisë kanë dalë në zgjedhje dhe rrezikojnë të humbasin postet, nëse nuk fitojnë në zonat e tyre zgjedhore. Por nuk dihet nëse shumica e francezëve do të mund të mobilizohet të dielën e ardhshme. Pjesëmarrja në zgjedhje arriti një pikë tjetër të ulët./DW
Dy javë e gjysmë pas masakrës në një shkollë fillore n...
Pas tërheqjes së rrjetit amerikan të ushqimit të shpej...
Negociatorët në Senatin amerikan njoftuan arritjen e n...
Udhëheqësi i rajonit separatist të mbështetur nga Rusi...
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kës...
Ukraina ka krijuar dy korridore përmes Polonisë dhe Ru...
Shqetësimet e sigurisë të ngritura nga Turqia mbi të c...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se askush...
Me lule e me fytyra të buzëqeshura dhe me pano ku s...
Në javët e fundit presidenti francez dhe kryeministri ...
Në Gjermani nevojiten çdo ditë rreth 14.000 preparate ...
Një zyrtar ukrainas tha se ushtrisë së tyre po i mbaro...
Në kryeqytetin e Ukrainës jeta duket sikur po i rikthe...
Kancelari gjerman, Olaf Sholc dhe delegacioni i tij u ...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre shkëmbyen akuza...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Ballkan va...
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Nd...
Pas deklaratave në Prishtinë se procesi i anëtarësimit...
Shtetet e Bashkuara bënë thirrje të premten për shmangien ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...