Merz sheh "potencial të madh" midis Gjermanisë dhe Kinës
Bëhet fjalë për balancim: Kancelari gjerman dëshiron të zv...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky ka bërë me dije se në telefonatën, që vjen një ditë para takimit SHBA-Ukrainë në Gjenevë, morën pjesë dhe Steve Witkoff e Jared Kushner.
Presidenti ukrainas njoftoi se diskutimet u bazuan në çështjet që përfaqësuesit amerikanë dhe ukrainas do të trajtojnë nesër. Po ashtu janë diskutuar dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm Rusi-SHBA-Ukrainë në fillim të marsit.
“Sapo fola me Presidentin Donald J. Trump. Të dërguarit e Presidentit Trump - Steve Witkoff dhe Jared Kushner ishin gjithashtu në telefonatë. Ekipet tona punojnë intensivisht dhe unë i falënderova për gjithë punën e tyre dhe për përfshirjen e tyre aktive në negociata dhe përpjekjet për t'i dhënë fund luftës.
Ne gjithashtu e vlerësojmë shumë iniciativën PURL. Ky dimër ka qenë më i vështiri për Ukrainën, por raketat për sistemet e mbrojtjes ajrore që blejmë nga SHBA-të po na ndihmojnë të kalojmë të gjitha këto sfida dhe të mbrojmë jetët.
Diskutuam çështjet që përfaqësuesit tanë do të trajtojnë nesër në Gjenevë gjatë takimit dypalësh, si dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të ekipeve të plota negociuese në një format trepalësh në fillim të marsit. Presim që ky takim të krijojë një mundësi për të çuar bisedimet në nivelin e udhëheqësve. Presidenti Trump mbështet këtë sekuencë hapash. Kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur të gjitha çështjet komplekse dhe të ndjeshme dhe për t'i dhënë fund luftës më në fund”, thuhet në postimin e Zelensky-t.
Udhëheqësi ukrainas ka thënë se tashmë duhet të zhvillohet një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për të zgjidhur çështjet më të vështira në bisedime. Bisedimet, të bazuara në një plan amerikan të zbuluar në fund të vitit të kaluar, janë bllokuar kryesisht për shkak të fatit të Donbasit, rajonit industrial në Ukrainën lindore që ka qenë epiqendra e luftimeve.
Rusia po kërkon kontroll të plotë të rajonit lindor të Donetskut në Ukrainë dhe ka kërcënuar ta marrë atë me forcë nëse Kievi nuk dorëzohet në tryezën e negociatave. Por Ukraina e ka refuzuar kërkesën dhe ka sinjalizuar se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje pa garanci sigurie që e pengojnë Rusinë të pushtojë përsëri. /CNA
Bëhet fjalë për balancim: Kancelari gjerman dëshiron të zv...
Një motoskaf i regjistruar në Florida hyri në ujërat terri...
Anëtarë të familjes së heroit të Kosovës, Adem Jashari, e ...
Dhjetë organizata të shoqërisë civile në Kosovë u kanë bër...
Miliarderi Bill Gates pranoi këtë javë se kishte pasur dy ...
Qeveria e Gjermanisë ka miratuar një plan të ri veprimi që...
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës J.D...
A i keni vaksinuar fëmijët? Pse, ose pse jo? Kjo pyetje, e...
Qeveria spanjolle po ecën përpara me miratimin e një ligji...
Spanja publikoi të mërkurën 153 dokumente të klasifikuara ...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se ekz...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka deklaruar se Kina do ...
Të paktën 60 persona janë vrarë nga dhuna që ka shpërt...
Duka dhe Dukesha e Sussex takuan fëmijë në një kamp refugj...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se është t...
Kryeministri indian, Narendra Modi, ka shkuar në Izrael pë...
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glau...
Turqia po shqyrton të gjitha masat e mundshme në rast të n...
Patriarku Ekumenik, Bartolomeu, u shpreh gjatë një liturgj...
Kina ndërmori veprime kundër 40 kompanive dhe subjekteve j...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...