Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se është takuar në Beograd me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, për vazhdimin e dialogut me një angazhim më aktiv të bllokut.
“Jam i bindur se është në interesin e të gjitha palëve të shmangen veprimet që do të çonin në përshkallëzim të mëtejmë dhe që, me ndërmjetësimin e BE-së, të këmbëngulet në zbatimin e plotë të obligimeve të marra dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në "Instagram" më 25 shkurt.
Vuçiç gjatë takimit me emisarin europian përsëriti kritikat ndaj bashkëpunimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke theksuar se me këtë “rriten më shumë tensionet dhe rrezikohet siguria e popullit serb”.
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan në mars të vitit të kaluar një deklaratë në të cilën thuhet se tri shtetet do të bashkëpunojnë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Europën Juglindore, teksa Vuçiç e përshkroi këtë si një “aleancë ushtarake dhe sulmuese kundër serbëve dhe Serbisë”, gjë që u mohua nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi.
Vuçiç gjithashtu “shprehu shqetësim” lidhur me ligjin për të huajt dhe atë për automjetet, zbatimi i plotë i të cilit në Kosovë pritet të nisë më 15 mars.
Zbatimi i plotë i ligjit për të huajt mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe arsimore në Kosovë që punojnë sipas sistemit serb, pasi personat që nuk posedojnë dokumente të Kosovës duhet të pajisen me leje pune ose licencë për ushtrimin e veprimtarisë, për të cilën kërkesa paraqitet në Agjencinë e Punësimit të Kosovës.
BE ka deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsimore që mbështeten nga Serbia në Kosovë do të trajtohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në përputhje me marrëveshjet e arritura dhe ligjet në fuqi në Kosovë.
Para vizitës në Beograd, Peter Sorensen qëndroi në Prishtinë, ku pas takimeve me zyrtarë të Kosovës deklaroi se fokusi i bisedimeve ishte në avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas takimit se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizim të raporteve me Serbinë, përmes njohjes reciproke.
Ndërkaq, kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka njoftuar Sorensenin se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës do të udhëheqë procesin e dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë, që ka nisur më 2011.
Megjithatë, MPJD-ja nuk tha saktësisht nëse Konjufca do të jetë në krye të këtij procesi.
Duke reaguar ndaj njoftimit të MPJD-së, shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se “negociatori i Prishtinës në dialog, pavarësisht zgjedhjes kadrovike, është ekskluzivisht përfaqësues i institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë” – formulim që Beogradi, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, përdor për institucionet e shtetit fqinj.
Ndërkaq, njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Artan Muhaxhiri, i tha Radios Evropa e Lirë se beson se marrja e udhëheqjes së dialogut nga MPJD-ja shënon një "momentum të ri", por paralajmëroi se çdo gjë në këtë proces do të varet nga "gatishmëria për të bërë kompromise dhe për të qenë realist".
Dialogu, tha ai, do të duhej të ishte projekti kryesor i qeverisë së Kosovës në muajt e ardhshëm.
Viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një sërë rundesh të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por takime të nivelit të lartë politik nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023.
Atëbotë, rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë u zhvillua pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës. Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi mohon se ka gisht në të.
Mbi një dekadë dialog, Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.
Më 2023, palët arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, por BE-ja ka thënë se ajo ende nuk është zbatuar.
Ndonëse kjo marrëveshje nuk është nënshkruar, sipas bllokut evropian, ajo është e detyrueshme për të dyja palët./REL
Kryeministri indian, Narendra Modi, ka shkuar në Izrael pë...
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glau...
Turqia po shqyrton të gjitha masat e mundshme në rast të n...
Patriarku Ekumenik, Bartolomeu, u shpreh gjatë një liturgj...
Kina ndërmori veprime kundër 40 kompanive dhe subjekteve j...
Marco Rubio mbajti një takim të rrallë informues para ligj...
Rusia do të jetë në gjendje të përballojë pushtimin e Ukra...
Kancelari i Gjermanisë ka mbërritur në Kinë, ndërsa biznes...
Presidenti amerikan, Donald Trump, foli për rreth 1 orë e ...
Japonia planifikon të vendosë raketa tokë-ajër në ishullin...
Të paktën 22 persona kanë humbur jetën nga shirat e rrëmby...
Météo-France ka njoftuar se seria rekord prej 40 ditësh me...
Një aksident ajror është regjistruar në Peru, ku 15 person...
Në fillim të shkurtit, Instituti Ndërkombëtar i Sociologji...
Rreth 1 milion euro të padeklaruara janë zbuluar nga zyrta...
Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maros Sefcovic, u ka bërë ...
Drejtoresha e muzeut të Luvrit në Paris ka dhënë dorëheqje...
Një operacion i madh nga autoritetet meksikane për kapjen ...
Disa ditë pasi policia norvegjeze nisi një hetim për korru...
Në një aktivitet në kryeqytet, Ambasada e Ukrainës në Shqi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...