Disa muaj pas grabitjes që shokoi botën/ Drejtoresha e muzeut të Luvrit i dorëzon dorëheqjen Macron-it
Drejtoresha e muzeut të Luvrit në Paris ka dhënë dorëheqje...

Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maros Sefcovic, u ka bërë thirrje eurodeputetëve të martën që të ecin përpara me paktin tregtar BE-SHBA, edhe pse Uashingtoni po shpall tarifa të reja dhe pasiguria ligjore vë në dyshim kushtet e marrëveshjes.
Marrëveshja u ngri papritur të hënën, pasi një vendim i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli të paligjshme shumicën e tarifave të vendosura në mbarë botën nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2025. Menjëherë pas vendimit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi tarifa të reja prej 10% mbi importet nga aleatët e SHBA-së, përfshirë BE-në.
“Është e domosdoshme që ta vazhdojmë procesin përpara në zbatimin e angazhimeve tona. Një votim në seancë plenare në mars duhet të mbetet objektivi ynë, me kusht, sigurisht, që të marrim më shumë qartësi nga SHBA-ja”, u tha Sefcovic eurodeputetëve.
Ai tha gjithashtu se homologët e tij amerikanë e kishin telefonuar që të shtunën për ta “siguruar” se do t’i “përmbahen” marrëveshjes nëse BE-ja e respekton atë.
Por marrëveshja, e arritur në korrik 2025 nga Trump dhe Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen pas javësh të tëra polemikash tregtare, tani është pezull dhe kërkon miratimin e Parlamentit Evropian për të hyrë në fuqi.
E parë gjerësisht në Bruksel si e pabarabartë, marrëveshja mban tarifat amerikane prej 15% për mallrat e BE-së, ndërsa blloku heq tërësisht tarifat e veta për mallrat amerikane dhe zotohet të investojë qindra miliarda euro në SHBA.
Që nga vendimi i Gjykatës Supreme dhe pasojat në Uashington, Komisioni Evropian i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë të respektojë marrëveshjen dhe ka kërkuar qartësi mbi hapat e mëtejshëm, si dhe mbi kohëzgjatjen dhe fushëveprimin e tarifave të reja që Trump njoftoi pas vendimit.
“Çfarëdo që mbulohej nga marrëveshja e korrikut të vitit të kaluar duhet të mbulohet ende”, tha zëdhënësja kryesore e Komisionit Europian, Paula Pinho. /CNA
Drejtoresha e muzeut të Luvrit në Paris ka dhënë dorëheqje...
Një operacion i madh nga autoritetet meksikane për kapjen ...
Disa ditë pasi policia norvegjeze nisi një hetim për korru...
Në një aktivitet në kryeqytet, Ambasada e Ukrainës në Shqi...
Dogana e Kosovës njoftoi se në pikëkalimin kufitar në Merd...
Ndërsa debati në Uashington mbi qëndrimin e SHBA-së ndaj I...
I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosov...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi të martën Sh...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha sot nga...
Një informacion për një takim romantik çoi autoritetet mek...
Katër persona janë arrestuar nën dyshimet se kanë kryer ve...
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor edhe n...
Tarifat e reja globale të Presidentit të SHBA-së, Donald T...
Zyra e Prokurorit Publik në Maqedoninë e Veriut ka propozu...
Rob Jetten është bërë kryeministri më i ri në moshë i Hola...
Një stuhi e madhe goditi bregun lindor të SHBA-së të hënën...
Moska mund t’i ofrojë ndihmë Serbisë për të ndërtuar një c...
Peter Mandelson, 72-vjeç, i cili ishte ish-përfaqësues i B...
Një stuhi historike dimërore ka goditur verilindjen e Shte...
Në një intervistë pë "BBC", presidenti i Ukrainës, Volodym...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...