Rob Jetten bëhet kryeministri më i ri i Holandës
Rob Jetten është bërë kryeministri më i ri në moshë i Hola...

Zyra e Prokurorit Publik në Maqedoninë e Veriut ka propozuar në mbrëmjen e 23 shkurtit që ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi t’i nënshtrohet masës së arrestit shtëpiak, pasi është arrestuar nga autoritetet maqedonase po të njëjtën ditë.
Ai është arrestuar në pikën kufitare Bllacë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”, rast për të cilin ka raportuar më herët edhe Radio Evropa e Lirë.
Në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili po ashtu përmendet në aktakuzë si i dyshuar.
Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).
Prokuroria e ka arsyetuar kërkesën për arrest shtëpiak, duke thënë se shumica e të dhënave tashmë janë të siguruara, për faktin që Grubi është dorëzuar vullnetarisht para agjencive shtetërore për zbatim të ligjit, si dhe ka sinjale që “siguria e tij personale nuk mund të garantohet në një qendër ndalimi”.
Gjykata Themelore Penale në Shkup ka bërë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin për arrest shtëpiak. Ai do të jetë nën mbikëqyrje 24-orëshe nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.
Grubi është arrestuar pas më shumë se një viti prej kur ishte në arrati.
Autoritetet kanë thënë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe që është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit Publik.
Prokuroria pati kërkuar ndalimin e Grubit dhe Bajramit, me arsyetim se ekziston dyshim i bazuar se veprimet e të dyve kanë pasur qëllim përfitimin e paligjshëm material.
Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Penale pati kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për Grubin dhe Bajramin dhe po atë ditë autoritetet maqedonase patën lëshuar urdhër-arrestim ndërkombëtar për të dyja figurat.
Artan Grubi pati thënë përmes një postimi në "Facebook" se nuk po arratiset mirëpo që ishte në një vizitë private në Kosovë dhe që do të kthehej në shtëpi.
Ditën pas asaj deklarate, policia ka kërkuar në dy lokacione mirëpo nuk e ka gjetur atë.
Më pak se një muaj para se të jepte dorëheqje nga pozita e prokurorit të shtetit, Lupçe Kocevski ka thënë se hetimet për rastin e Lotarisë Shtetërore tashmë kanë përfunduar dhe pritet vetëm ekstradimi. Ikja e tij ka qenë pengesë për nisje të gjykimit.
Për dallim prej Grubit, i cili gjatë periudhës së arratisë kishte dyshime se po fshihej në Kosovë ose Shqipëri, avokati i Bajramit ka thënë më parë se klienti i tij nuk ka ikur, por ka jetuar jashtë Maqedonisë së Veriut disa muaj para se t’i bastisej shtëpia.
Kryeministri maqedonas, Hristjan Mickoski, pati thënë atëbotë se Grubi “bashkë me një person tjetër, biznesmen, është larguar nga Maqedonia [e Veriut] me makinë me targa diplomatike dhe është nisur drejt vendit fqinj Kosovës” dhe që Bajrami, sipas tij, nuk ka qenë brenda territorit maqedonas për kohë të gjatë.
Grubi është futur në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit më 9 dhjetor, për shkak të, siç është thënë, përfshirjes në korrupsion, për ndërhyrje politike dhe përpjekje për të mashtruar Gjyqësorin.
Arsyetimi për përfshirje në këtë listë ishte sepse ata kanë marrë ryshfet për të ndikuar në procedurat gjyqësore që lidhen me dënimin penal të ish-drejtorit të Administratës së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, në rastin "Target" të hapur nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), i cili kishte të bënte me përgjimet masive.
Grubi ishte anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të opozitës, dikur deputet dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë e mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së./REL
Rob Jetten është bërë kryeministri më i ri në moshë i Hola...
Një stuhi e madhe goditi bregun lindor të SHBA-së të hënën...
Moska mund t’i ofrojë ndihmë Serbisë për të ndërtuar një c...
Peter Mandelson, 72-vjeç, i cili ishte ish-përfaqësues i B...
Një stuhi historike dimërore ka goditur verilindjen e Shte...
Në një intervistë pë "BBC", presidenti i Ukrainës, Volodym...
Tensionet u rritën ndjeshëm të dielën në Iran, ku protesta...
Kaos, të shtëna me armë dhe qytetarë të tmerruar që vrapoj...
Një raund i ri negociatash që përfshin delegacionet ukrain...
Eshtrat e shenjtorit mbrojtës të Italisë, Shën Françeskut ...
Njeriu më i kërkuar i Meksikës dhe kreu i kartelit të frik...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, njoftoi të mar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot takim...
Hungaria do ta bllokojë paketën e ardhshme të sanksioneve ...
Komisioni Evropian paralajmëroi se tarifat e paparashikues...
Ndërsa shënohen 4 vjet nga nisja e luftës, Papa Leo ka bër...
Është zbardhur identiteti i të riut që u qëllua për vdekjë...
Një person është qëlluar për vdekje pasi hyri në perimetr...
CDU ka zhvilluar për dy ditë rreth konferencën federale të...
Një person është qëlluar për vdekje pasi hyri në perimetri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...