web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulme në aeroporte, zjarre dhe bllokime rrugësh/ Meksika në kaos pas vrasjes së "El Mencho"-s

22 Shkurt 2026, 22:46, Kosova & Bota CNA

Sulme në aeroporte, zjarre dhe bllokime rrugësh/ Meksika në kaos

Kaos, të shtëna me armë dhe qytetarë të tmerruar që vrapojnë për t'u fshehur janë skenat si të dala nga një film që po zhvillohen në Meksikë ditën e sotme. Trazirat shpërthyen pas eleminimit nga ushtria të Nemesio Oseguera Ruben Cervantes, i njohur si "El Mencho". Ai ishte udhëheqësi i kartelit më të fuqishëm të drogës, Jalisco Nueva Generación (CJNG).

Lajmi shkaktoi reagime të menjëhershme dhe të dhunshme, me incidente të shumta, bllokime rrugësh dhe kaos në aeroportin ndërkombëtar të Guadalajarës. Sipas mediave meksikane, “El Mencho” u vra në një operacion të forcave të armatosura në Jalisco, një fortesë e kartelit që ai drejtonte. CJNG konsiderohet si një nga organizatat kriminale më të fuqishme dhe të dhunshme në nivel ndërkombëtar, me aktivitet të gjerë në trafikimin e kokainës, fentanilit dhe drogave të tjera në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

Vrasja e "El Mencho" shkaktoi mobilizim të menjëhershëm nga anëtarët dhe bashkëpunëtorët e kartelit. Në disa zona, kryesisht në shtetet e Jalisco dhe Guanajuato, u regjistruan sulme, djegie automjetesh dhe bllokada në rrugët kryesore. Kamionë dhe autobusë të djegur u përdorën për të bllokuar rrugët, ndërsa ndodhën përleshje me forcat e sigurisë. Situata në Aeroportin Ndërkombëtar të Guadalajarës ishte jashtë kontrollit.

Sulme në aeroporte, zjarre dhe bllokime rrugësh/ Meksika në kaosSulme në aeroporte, zjarre dhe bllokime rrugësh/ Meksika në kaos

Raportet për të shtëna me armë zjarri në afërsi të objektit shkaktuan evakuimin e terminaleve dhe pezullimin e operacioneve. Udhëtarët e tmerruar u detyruan të largoheshin nga zonat e pritjes në kërkim të strehimit të sigurt. Kaos kishte edhe në aeroportin e Puerto Vallarta-s, ku pasagjerët u evakuuan nga sallat e pritjes, nga frika e një përshkallëzimi të dhunës. Autoritetet kanë rritur praninë e tyre në vende strategjike, duke u përpjekur të rivendosin kontrollin.

Sulme në aeroporte, zjarre dhe bllokime rrugësh/ Meksika në kaosSulme në aeroporte, zjarre dhe bllokime rrugësh/ Meksika në kaos

Nemesio Oseguera Rubén Cervantes ishte në listën e kriminelëve më të kërkuar në botë. Autoritetet amerikane kishin ofruar një shpërblim për kapjen e tij, me një shpërblim që tejkalonte 15 milionë dollarë. Nën udhëheqjen e tij, CJNG është zhvilluar në një nga organizatat kriminale më agresive dhe me rritje të shpejtë në Meksikë, me rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe përfshirje në konflikte të përgjakshme me kartele rivale dhe forca shtetërore. Meksika mbetet në gatishmëri të lartë, me autoritetet që përpiqen të parandalojnë destabilizim të mëtejshëm. /CNA





Lajmet e fundit nga