Bill Gates pranon aferat jashtëmartesore/ Miliarderi i kërkon falje stafit të tij për lidhjet me Epstein
Miliarderi Bill Gates pranoi këtë javë se kishte pasur dy ...

Dhjetë organizata të shoqërisë civile në Kosovë u kanë bërë thirrje përmes një letre partive parlamentare ta vendosin interesin qytetar para atij partiak dhe të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, në mënyrë që t’i shmangin një palë zgjedhjesh të tjera parlamentare.
Kosova duhet ta ketë një president të ri më së largu deri më 4 mars, sipas Kushtetutës, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati në prill.
Osmani nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme në Kuvend për t’u rizgjedhur, ndërsa partitë kryesore politike nuk kanë arritur deri tani ndonjë marrëveshje për ndonjë kandidat të caktuar.
Në letrën e tyre, organizatat e shoqërisë civile u kërkuan partive të “angazhohen me seriozitet dhe përgjegjësi në dialog konstruktiv ndërpartiak; të vendosin interesin qytetar mbi kalkulimet partiake; të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje që siguron funksionimin e plotë institucional”.
Së voni, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti, i takoi liderët opozitarë, Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të folur për këtë çështje.
Por, ata nuk kanë arritur pajtueshmëri për ndonjë kandidat të caktuar, megjithëse afati po soset. Për të garuar për president të vendit, një kandidat duhet t’i sigurojë të paktën 30 nënshkrime të deputetëve, ndërsa nevojiten dy të tretat e votave në Kuvendin me 120 vende për ta fituar atë pozitë.
Kuorumi arrihet me 80 deputetë. Nëse në dy rundet e para të votimit një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61 sosh.
Megjithëse roli i presidentit të Kosovës është ceremonial, moszgjedhja e tij në kohë i kushton shtetit. Dështimi për ta zgjedhur presidentin e vendit para 4 marsit do ta fuste vendin në krizë të re duke nxitur zgjedhje të parakohshme parlamentare për herë të dytë brenda muajsh.
Kosova u përball me krizë politike e institucionale tërë vitin 2025, që i kushtuan me mungesë fondesh ndërkombëtare e vonesa në kalimin e buxhetit për vitin e ri fiskal.
Shoqëria civile tha se, duke i parë zhvillimet rreth votimit për president, “ka rrezik real që vendi të përballet sërish me zgjedhje të parakohshme për shkak të mungesës së marrëveshjes politike”.
“Duke pasur parasysh se vendi ka kaluar tashmë një periudhë të zgjatur pa stabilitet të plotë institucional, çdo vonesë e mëtejshme në konstituimin e plotë të institucioneve cenon funksionimin demokratik të institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe besimin qytetar në sistemin politik”, thuhet në letrën e saj.
Demokraci Plus, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI), Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Lëvizja FOL dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) janë 10 organizatat nënshkruese. /REL
Miliarderi Bill Gates pranoi këtë javë se kishte pasur dy ...
Qeveria e Gjermanisë ka miratuar një plan të ri veprimi që...
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës J.D...
A i keni vaksinuar fëmijët? Pse, ose pse jo? Kjo pyetje, e...
Qeveria spanjolle po ecën përpara me miratimin e një ligji...
Spanja publikoi të mërkurën 153 dokumente të klasifikuara ...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se ekz...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka deklaruar se Kina do ...
Të paktën 60 persona janë vrarë nga dhuna që ka shpërt...
Duka dhe Dukesha e Sussex takuan fëmijë në një kamp refugj...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se është t...
Kryeministri indian, Narendra Modi, ka shkuar në Izrael pë...
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glau...
Turqia po shqyrton të gjitha masat e mundshme në rast të n...
Patriarku Ekumenik, Bartolomeu, u shpreh gjatë një liturgj...
Kina ndërmori veprime kundër 40 kompanive dhe subjekteve j...
Marco Rubio mbajti një takim të rrallë informues para ligj...
Rusia do të jetë në gjendje të përballojë pushtimin e Ukra...
Kancelari i Gjermanisë ka mbërritur në Kinë, ndërsa biznes...
Presidenti amerikan, Donald Trump, foli për rreth 1 orë e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...