E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Novgorodske ishte një qytet industrial në rajonin e Donbasit, në pjesën lindore të Ukrainës, që u varfërua pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Me luftën që zhvillohej afër qytetit, banorët e tij vendosën të ndryshojnë emrin në Nju Jork për të tërhequr ndihma dhe para nga Perëndimi. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Yan Boechat, investimet dhe turistët nuk erdhën kurrë, dhe tani ata pak njujorkezë të Ukrainës të mbetur e kujtojnë me mall të kaluarën e tyre sovjetike.
Bombat shpesh fluturojnë mbi këtë qytet të vogël me një emër të pazakontë në Ukrainën Lindore.
Nju Jorku gjendet në zemër të Donbasit dhe deri dy vjet më parë kishte një emër rus: Novgorodske.
Gjithçka ndryshoi në verën e vitit 2021, kur për të tërhequr ndihma dhe para nga Perëndimi, banorët vendosën t’i rikthejnë qytetit emrin origjinal Nju Jork, i cili ishte ndryshuar nga sovjetikët më 1951.
“Në atë kohë mendonim për investimet dhe turistët që do vinin… por asgjë nuk ka ndodhur, përveç luftës që filloi. Ata ndërtuan dhe rinovuan muzeun, por ai tani është i rrënuar. Emri Nju Jork nuk na ka dhënë absolutisht asgjë”, thotë Ianna Nikolaivna, banore e Nju Jorkut në Ukrainë.
Nikolaivna është një nga 2000 banorët që janë ende në Nju Jork. Gjatë periudhës sovjetike, Nju Jorku ishte një qytet tipik industrial. Por që nga rënia e regjimit sovjetik, gjërat u vështirësuan. Për shumë njerëz këtu, lufta është vetëm një tjetër tragjedi e përjetuar në dekadat e fundit.
“Shpresat tona se diçka do të ndryshonte për mirë vdiqën 30 vjet më parë. Rreth 30 vjet më parë, shpresa humbi. Të them të drejtën, ky emër nuk ka rëndësi për ne”, thotë Yuri, banor i Nju Jorkut të Ukrainës.
Yuri jeton në një kasolle me gruan e tij, Galinan dhe tre fëmijët e tyre. Ata u zhvendosën në këtë hapësirë të vogël pasi një bombë ra në oborrin e tyre dy muaj më parë dhe shkatërroi dyer, dritare dhe një pjesë të çatisë së shtëpisë së tyre. Ndryshe nga i shoqi, Galina shpresonte se ndryshimi i emrit do të ndryshonte fatin e tyre.
“Por në thelb, gjithçka ka të bëjë me luftën. Nuk mund të merresh me asgjë tjetër”, thotë Galina, banore e Nju Jorkut të Ukrainës.
Bombat, thotë ajo, tani janë pjesë e përditshmërisë së tyre. Nju Jorku i Ukrainës, gjithashtu, është një qytet që nuk fle kurrë.
“E vërteta është, se ne nuk kemi fjetur që një vit”, tha Galina.
Në anën tjetër të qytetit, shpërthimet e trembin zonjën Nikolaivna.
“E shihni, filloi. Dëgjoni shpërthimet”, tha zonja Nikolaivna.
Ajo tregon se përpiqet të rregullojë pagjumësinë me ilaçe.
“Por kur fillojnë bombardimet natën, qetësuesit nuk të ndihmojnë. Asgjë nuk mund t'ju ndihmojë”, tha zonja Nikolaivna.
Ajo ëndërron për ditët kur kufiri midis Rusisë dhe Ukrainës ishte vetëm një vijë administrative. Ashtu si shumë njujorkezë të Donjetskut, ajo dëshiron kthimin e kohës sovjetike. Emri i qytetit, thotë ajo, nuk ka pasur kurrë rëndësi./ VOA
Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha të martën se em...
Qeveria gjermane tha të martën se kishte marrë shënim një ...
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se më 7 mars është arres...
Sekretarja e Brendshme britanike ka zbuluar projektligjin e ...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i bëri th...
Një zyrtar meksikan thotë se dy shtetas amerikanë, të ...
Inteligjenca e re që është analizuar nga zyrtarët amerikan...
Polonia do të dërgojë edhe 10 tanke të prodhimit gjerm...
Përkeqësimi i situatës së sigurisë në katër komunat me shu...
Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë pikëpamjen e “...
Dy avionë stërvitorë ushtarakë, "Siai Marchetti 208" u për...
Këngëtari shqiptar Arian Begaj është dënuar me 5 vite burg...
Një delegacion parlamentar nga Hungaria tha më 7 mars ...
Tre shtetas kroatë u arrestuan në pikën kufitare Bezdan, m...
Kievi ka nisur bisedimet "online" me partnerët për zgjatje...
Shumica e trenave u ndalën, rafineritë e naftës u bllokuan...
Autoritetet ukrainase kërkuan hetim për krime lufte, pas p...
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se një hetues i ...
“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me Ukrainën, por me rendin ...
Franca po lufton me një krizë mbiprodhimi në sektorin e ve...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...