Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Franca po lufton me një krizë mbiprodhimi në sektorin e verës. Për të ulur prodhimin vreshtat do të lihen djerrë dhe nga vera do të prodhohet parfum dhe karburant. Kjo ide përkrahet nga shteti dhe nga BE-ja.
Franca është krenare për verat e saj dhe kulturën e verës dhe njihet për këtë në gjithë botën. Një çerekshekulli më parë, UNESCO e shpalli zonën e vreshtave të Saint Emilionit në Bordeaux (Bordo), trashëgimi të kulturës botërore. Por seleksionimi i sofistikuar nuk shihet mes vreshtarëve në jugperëndim të vendit. Sektori është rënduar nga kriza e superprodhimit. Sipas pikëpamjes së shoqatave të vreshtarëve, vreshtarët francezë prodhojnë verë më tepër se duhet, sidomos verë të kuqe. Vërtet që llojet e çmuara të verës vazhdojnë ende të blihen me qindra euro nga klientët që kanë mundësi t'i blejnë, por në segmentin e mesëm dhe të ulët të çmimeve të verës, vreshtarët ankohen për presionin e madh që ushtrohet mbi çmimet.
Vreshtat duhet të zhduken
Si reagim ndaj uljes së fitimit, fshatarët që merren me kultivimin e rrushit do të preferonin më mirë të ulnin prodhimin dhe ta linin djerrë tokën e vreshtave. Në Bordo, jugperëndim të vendit, një vreshtë me sipërfaqen e qytetit gjerman të Këlnit, mund të lihet të zhduket: "Rreth 40 mijë hektarë vreshta në këtë rajon janë problematike”, shpjegonte në muajin dhjetor vreshtari Olivier Metzinger, në një intervistë dhënë për radion Sud-Radio. Pak para krishtlindjeve, Metzinger doli bashkë me kolegët në rrugë për të tërhequr vëmendjen e publikut për nevojat urgjente të vreshtarëve: "Te këto 40 mijë hektarë ne ose duhet të ndryshojmë llojet e rrushit ose duhet ta lëmë tokën krejt djerrë.”
Aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime me qeverinë, heqja dorë nga 10 mijë hektarë vreshta, gati dhjetë për qind e gjithë sipërfaqes së rajonit, është realiste, thotë për "Deutsche Welle"-n drejtori për çështjet e komunikimit të vreshtarëve të Bordosë, nga Conseil Interprofessionnel du Vin (CIVB), Christophe Chateau. Zgjidhja duhet gjetur deri në mbajtjen e panairit të bujqësisë këtë muaj.
Francezët pinë gjithnjë e më pak verë
Sipas CIVB, perspektivat e sektorit nuk janë të mira. Shitja e verës së kuqe në treg, që përbën gjysmën e sasisë së shitjes, është prej vitesh në rënie. Me 15 për qind, rënia e shitjeve në vitin 2022 shënoi ulje të madhe, ulje që vjen edhe për shkak të inflacionit të madh. Në dhjetë vitet e ardhshme, thotë CIVB, konsumi i verës në Francë mund të bjerë me 60 për qind.
Rënien e shitjeve ekspertët e shpjegojnë me transformimet kulturore: Rëndësia dhe konsumi i verës në shoqëri janë duke rënë në Francë. Ndërkohë që më parë një gotë verë e kuqe bënte pjesë në çdo vakt, sot shumë francezë kanë hequr dorë nga përdorimi i alkoolit në vaktin e drekës. Gjendja është keqësuar edhe për shkak të presionit që ushtron konkurrenca e huaj dhe gabimeve që janë bërë në menaxhim.
Vera të kthehet në karburant
Për të përballuar transformimet, vreshtarët nga rajonet e verës së kuqe të Bordosë, Lugina e Rhônes dhe Languedoc kanë vënë shtetin me shpatulla për muri. Shteti, së bashku me Bashkimin Europian kanë shprehur gatishmërinë të venë në dispozicion deri 160 milionë euro për një fushatë destilimi.
Me këto para, vreshtarët do të dëmshpërblehen nëse shesin te distileritë gjithsej 2,5 milionë hektolitërve verë, sidomos verë e kuqe. Në këtë mënyrë deri dy të tretat e mbiprodhimit aktual duhet të zhduket nga tregu.
Alkooli i destiluar duhet të përpunohet më tej duke u kthyer në parfum, lëndë dezinfektuese ose karburant, bioethanol. Franca ka mbledhur tashmë përvojë me këto lloj ndërhyrjesh në treg.
Edhe gjatë izolimit të shkaktuar për shkak të pandemisë së Koronës në vitin 2020, ministria franceze e Bujqësisë dha lejen për distilimin e gati dy milionë hektolitrave verë, që është gati pesë për qind e prodhimit të përgjithshëm të vitit në Francë. Shteti i pagoi vreshtarët në ato kohë në varësi nga rajoni, 58 deri 78 euro për hektolitër (100 litra).
Ndryshime strukturore të sektorit
Por programi i dërgimit të verës për distilim nuk ndryshon problemet strukturore të sektorit që varet shumë nga eksporti. Eksporti në drejtim të Kinës, që u ndërpre gjatë pandemisë do të fillojë sërish këtë vit, por nuk dihet nëse ai do të arrijë sërish në nivelin e para krizës. Por qeveria kërkon t'i ndihmojë vreshtarët edhe për përpilimin e një strategjie të re.
Në afat të gjatë sektori i verës në Francë duhet të bëjë përshtatjet e nevojshme me ndryshimin e klimës dhe ndryshimin e kërkesës në treg, paralajmëron qeveria në Paris.
Megjithëse kultivimi i rrushit në Francë punëson gati një të tretën e të punësuarve në bujqësi, rëndësia e vreshtarëve për ekonominë franceze ka rënë. Nga 2000 deri 2020 numri i kantinave të prodhimit të verë ka rënë me 40 për qind, duke arritur në 52330 kantina në vend.
Zhvillime pozitive në lindje
Presioni ekonomik që ushtrohet mbi vreshtarët nuk është i njëjtë në të gjitha rajonet. Ndërkohë në Elsazë vreshtarët kanë zënë me rrush të bardhë 90 për qind të sipërfaqes, në Francën lindore nuk ekziston problemi i mbiprodhimit, thotë Manon Tijou nga shoqata e vreshtarëve të atjeshëm, Civa.
Vetëm kur izolimi për shkak të Koronës arriti kulmin, vreshtarët e Elsazës e pranuan ofertën e qeverisë për të dërguar verën për distilim. Për shumë vreshtarë biznesi ishte me humbje, sepse kultivimi i rrushit në këtë rajon është me kosto shumë më të lartë sesa në jug të Francës, dhe dëmshpërblimi nga shteti nuk i mbuloi gjithë kostot. Këtë vit destileritë nuk do të marrin furnizim nga kantinat e verës së Elsazës. Për lënien djerrë të tokave as që bëhet fjalë. Përkundrazi: "Shifrat tona të shitjes janë duke u ngjitur prej vitesh,” thotë Tijou për "Deutsche Welle"-n./ DW
"Panther" konsiderohet si një nga tanket më moderne në...
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana...
Ligjvënësit amerikanë do të ndërmarrin një hap të rënd...
Spanja vazhdon të mos e ndryshojë pozicionin e saj sa i pë...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i bëri thirrj...
Ligjvënësit gjeorgjianë janë përleshur me grushte pas një ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të hënën s...
Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës ka iniciuar një...
Policia gjermane tha se ka shkatërruar në bandë ndërkombët...
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka ...
Këto ditë, konsumi i energjisë i Kosovës po furnizohet kry...
Zëvendëspërfaqësuesja e Komisionit Europian, Dana Spinan, ...
Kemal Kilicdaroglu duket se do të përballet me Erdoganin p...
Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe pres...
Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, gj...
Më të mirën për momentin më të rëndësishëm të jetës. Pse t...
Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International...
Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, valën e sëm...
Në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë s...
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, tha se është në...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...