Vendet e BE-së ashpërsojnë ligjet e migracionit
Gjermania, Italia, Franca duan të reduktojnë migracionin i...

Nga 1 janari, kosovarët gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e zonës Schengen, të përbërë prej 27 vendesh evropiane.
Ky proces solli edhe shqetësime për ndikimin që mund ta ketë liberalizimi i vizave tek emigrimi i të rinjve.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022, nga Kosova u larguan rreth 41.500 banorë. Ndër arsyet e cekura për emigrim ishte edhe punësimi.
Banka Botërore thotë se, sipas parashikimeve, tregu i punës do të vazhdojë të ndikohet nga emigrimi i ligjshëm i fuqisë punëtore edhe pas liberalizimit të vizave, ashtu si edhe në të kaluarën.
Nëpër të njëjtën fazë kaluan edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut fituan të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër Schengen në dhjetor të vitit 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina një vit më vonë.
Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk kishte efekt të dukshëm në numrin e rasteve të identifikuara për punësim të paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian.
Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare dhe jo për qëllime punësimi.
Edhe pse numri i rasteve të identifikuara të punësimit të paligjshëm nuk u rrit në mënyrë konstante, disa vende të BE-së shprehën ankesa për një gjë të tillë, veçanërisht ndaj Shqipërisë dhe Serbisë.
Ndërkohë, për Bosnje e Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi, liberalizimi i vizave nxiti më shumë sesa vizita turistike: më shumë të rinj filluan të studiojnë nëpër vende të BE-së.
Meqë shtetasit e këtyre vendeve mund të udhëtonin pa viza në vendet e BE-së, numri i rasteve të kalimit ilegal të kufijve u zvogëlua. Mirëpo, në të njëjtën kohë, u rrit numri i rasteve të vizitorëve që tejkalonin kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në zonën Schengen - deri në 90 ditë brenda gjashtë muajve.
Qëndrimi i tillë ilegal filloi të rritej më së shumti në periudhën prej vitit 2012. Sërish, numri më i madh i rasteve të identifikuara vinin nga Shqipëria dhe Serbia.
Shqipëria dhe Serbia ishin dy vendet që patën më së shumti raste të shtetasve të tyre që u kapën duke përdorur dokumente të rreme për të hyrë në zonën Schengen.
Probleme të tilla si: përdorimi i dokumenteve të rreme, tejkalimi i kohëzgjatjes së lejuar për vizitë etj., bënë që të rritej numri i shtetasve të Ballkanit Perëndimor që iu nënshtruan procedurave të kthimit të detyrueshëm. Sërish, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria.
Më 2019, Holanda kërkoi që të suspendohej liberalizimi i vizave për Shqipërinë, por Komisioni Evropian vlerësoi se nuk ka kushte për të ndërmarrë një masë të tillë.
Dy vjet më vonë, Presidenca e atëhershme sllovene e BE-së përgatiti një dokument, ku u përmendën shembuj të shumtë të keqpërdorimit të udhëtimit pa viza nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian publikoi pesë raporte të monitorimit të regjimit të liberalizimit të vizave. I fundit, i publikuar më 5 dhjetor të vitit 2022, vlerësoi se të gjitha vendet kanë ndërmarrë masa për t’i plotësuar kërkesat e BE-së dhe se ato vende vazhdojnë t’i plotësojnë kriteret për liberalizim të vizave.
Kushtet për liberalizim të vizave përfshijnë reforma për ta përforcuar sundimin e ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, menaxhimin e migrimit dhe përmirësimin e kapaciteteve administrative në kontroll të kufijve.
Në rast të rritjes së migrimit ilegal nga ndonjë vend, BE-ja ka të drejtë ta suspendojë përkohësisht regjimin e udhëtimit pa viza.
Ky mekanizëm, që u iniciua në vitin 2013, aktivizohet nëse ka rritje për mbi 50 për qind të hyrjeve ilegale nga një vend dhe qëndrimit ilegal, nëse ka rritje për mbi 50 për qind të aplikimeve për azil, nëse ka rënie të bashkëpunimit për kthim të detyrueshëm dhe nëse vlerësohet se ka rrezik të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së./ REL
Gjermania, Italia, Franca duan të reduktojnë migracionin i...
Në orët e para të 24 shtatorit 2023, dy kamionë pa targa i...
BE-ja ashpërson më tej sanksionet për importimin e mal...
Një avion i Japan Airlines është përfshirë nga flakët pasi...
Presidenti amerikan, Joe Biden, njihet për gafat e shu...
Izraeli ka vijuar me bombardimet ajrore në Gaza duke s...
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Japoni ësh...
Lideri i opozitës në Korenë e Jugut është goditur me t...
"Kombi im i nderuar, ne kemi arrestuar sot në Alanja d...
Presidenti Volodymyr Zelensky tha në një intervistë të...
Agjencia hapësinore e Indisë ka lëshuar me sukses një ...
Etiopia ka ndërmarrë hapat e parë ligjorë në një rrugë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofr...
Në këto kohë konfliktesh jashtë vendit, më shumë amerikanë...
Mijëra njerëz në Japoni po kalojnë natën në qendrat e ...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts kërkoi vetpërmb...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të ...
Presidenti Vladimir Putin është zotuar të "intensifiko...
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosov...
Pamje të bukura me fishekzjarre mbuluan qiellin e një pjes...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...