E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Nga reagimet botërore dhe shprehja e ngushëllimeve pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II kuptohet se sa ishte kthyer ajo në një figurë simbol, që si askush tjetër vështronte përtej kufijve dhe ideologjive duke prekur zemrat e njerëzve. Stili i saj i rezervuar aristokratik dhe humori i hollë linin gjithmonë mbresa tek ata që e takonin.

Në shumë reagime theksohet, se me vdekjen e saj një epokë merr fund. Si Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili vdekjen e mbretëreshës e quajti "fund i një epoke". Steinmeier theksoi, se e ka regjistruar me "pikëllim të thellë" lajmin e vdekjes së Mbretëreshës. Monarkja britanike ka lënë gjurmë në një shekull të tërë. "Te ne në Gjermani ajo është admiruar dhe nderuar." Miliona gjermanë ndihen sot të pikëlluar, tha Steinmeier, dhe marrin pjesë në ngushëllimin e sinqertë me popullin britanik.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, shkroi në "Twitter", se Elisabeth II ka qenë shembull dhe inspirim për miliona vetë, edhe në Gjermani. "Angazhimi i saj për pajtimin gjermano-britanik pas tmerrit të Luftës së II Botërore do të mbetet i paharruar."
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e përkujton Mbretëreshën si një "nga personalitetet më të respektuara në të gjithë botën." Von der Leyen shkroi në "Twitter", se "ajo ishte dëshmitare e luftës dhe pajtimit në Europë dhe përtej kësaj e ndryshimeve të thella të planetit dhe shoqërive tona."

Edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, e vlerësoi Mbretëreshën duke theksuar se "ai e kujton atë si mike të Francës, një mbretëreshë me zemër të mirë, që ka lënë gjurmë të thella në vendin dhe në shekullin e saj.
"Papa Françesku e vlerësoi Elisabeth II "për shërbimin e palodhur për të mirën e popullit dhe Mbretërisë së Bashkuar" dhe shembullin e saj në përmbushjen e detyrimeve, dëshmi e patundur për besimin te Jezu Krishti dhe shpresën e saj për premtimet e tij.

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe bashkëshortja e vlerësuan Elisabeth II duke e quajtur atë "më shumë se një monarke". Ajo ka përcaktuar një epokë. "Ajo ishte monarkja e parë britanike, tek e cila njerëzit në të gjithë botën krijuan një lidhje personale të menjëhershme. Në një botë të ndryshimit të vazhdueshëm ajo ishte prezencë e përhershme, një burim i qetësisë dhe krenarisë për miliona britanikë, edhe të atyre që nuk e njihnin këtë vend pa të."

Edhe presidenti turk, Erdogan, shprehu ngushëllimet për familjen mbretërore dhe "popullin mik" britanik. Presidenti rus, Vladimir Putin e vlerësoi figurën e Mbretëreshës në një telegram ngushëllimi për Mbretin Charles III dhe shprehur ngushëllimet për familjen mbretërore dhe popullin britanik. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në emër të popullit ukrainas shprehu ngushëllimet e thella për këtë humbje të pazëvendësueshme për familjen mbretërore dhe popullin britanik. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e vlerësoi Mbretëreshën për "përkushtimin e saj të patundshëm gjatë gjithë jetës në shërbim të popullit." Ai e quajti atë një "mike të Kombeve të Bashkuara". Monarkja ofroi siguri në dekada të ndryshimeve të thella "përfshirë edhe dekolonializimin e Afrikës dhe Azisë dhe zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar.

Charles u bë menjëherë Mbret pas vdekjes së nënës së t...
Mbretëresha Elizabeta e Dytë lindi më 21 prill 1926, n...
Gjenerali amerikan, Mark Milley, shef i Shtabit të Për...
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbr...
Këtë të enjte, policia e Kosovës ka filluar patrullimi...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në...
Një zyrtar i lartë ukrainas thotë se trupi i shtetasit...
Mbretëresha Elizabeth II është përballur me probleme shënd...
Shumë vende të botës kanë filluar marrjen e masave si pasojë...
Të tria kryeministret femra të Britanisë së Madhe kanë qen...
Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, lider i parti...
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kombet e Bashkuara...
Të majtë e të djathtë protesojnë kundër çmimeve në rri...
Ukraina ka marrë përgjegjësinë për një seri të sulmeve...
Sot Shqipëria mori një hap drastik duke ndërprerë marr...
Lufta e nisur në Ukrainë nga Rusia, sipas Qendrës për Stud...
Presidenti rus, Vladimir Putin tha të mërkurën se vend...
"Gjermania do ta kalojë dimrin me kurajë dhe guxim pavar...
Vladimir Putin ka dënuar sanksionet perëndimore të vendosu...
Shtetet Arabe të Gjirit kanë kërkuar që "Netflix" të heqë ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...