web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshja e armëpushimit/ Von der Leyen: Hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

24 Qershor 2025, 09:54, Kosova & Bota CNA

Marrëveshja e armëpushimit/ Von der Leyen: Hap i

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me anë të një statusi në platformën "X" ka reaguar për marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit me ndërhyrjen e SHBA-së.

Von der Leyen shkruan se arritja e marrëveshjes është një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit.

Europa mirëpret njoftimin e armëpushimit nga Presidenti Trump. Është një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit në një rajon në tension. Ky duhet të jetë prioriteti ynë kolektiv. Ne i bëjmë thirrje Iranit të angazhohet seriozisht në një proces diplomatik të besueshëm. Sepse tryeza e negociatave mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara”, shkruan Von der Leyen.





Lajmet e fundit nga