Veliaj vijon skemat/ Përdor avokatin e pandehur për të shtyrë seancën
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...

Konstatimi është alarmues: Ushtria ukrainase përdor në luftë kundër pushtuesve rusë shumë më tepër municion se mund të prodhojnë kompanitë perëndimore të armatimeve, dhe kjo prej disa kohësh, është shprehur, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Fabrikat e municionit ndodhen në limitet e kapaciteteve, koha e furnizimit është zgjatur. Kush porosit sot armë të kalibrave të mëdhenj duhet të presë 28 muaj. Për shkak se edhe rezervat e vendeve të NATO-s janë duke u konsumuar, kërkohet që vendet anëtare të nënshkruajnë me urgjencë marrëveshje të reja furnizimi, sipas Stoltenberg.
"Për këtë po kujdesemi që vitin e kaluar. Sepse kemi një kërkesë të jashtëzakonshme në Ukrainë që është mbushur deri tani nga depot tona. Por nuk mund të vazhdojmë më kështu", thekson Stoltenberg. "Ne duhet të prodhojmë më shumë për të furnizuar forcat e armatosura ukrainase dhe në të njëjtën kohë të sigurojmë që të kemi mjaftueshëm municion për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës."
Rreth 50 vende në takimin e NATO-s në Bruksel

Në takimin e NATO-s në Bruksel të martën (14.02.) diskutohet edhe kërkesa e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për avionët luftarakë. Konferenca e ashtuquajtur e Ramsteinit ku me ftesë të SHBA-së marrin pjesë rreth 50 shtete në Bruksel do të konsultohet për ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën, por nuk priten vendime. Stoltenberg përmend se lufta ka ndryshuar, edhe mbështetja për Ukrainën po ashtu - nga tanket, artileria dhe mbrojtja ajrore dhe deri te tanket luftarake. Në vend që të diskutojnë për sisteme të reja armësh, aleatët duhet të bëjnë të mundur që "ushtria ukrainase t'i ketë në dispozicion e t'i përdorë armët e furnizuara dhe të ketë municion të mjaftueshëm, karburant dhe pjesë këmbimi në dispozicion, para se Rusia të marrë iniciativën në fushën e betejës."
Shpejtësia shpëton jetë njerëzish, ka thënë Stoltenberg që është i bindur, se Putini nuk do t'i japë fund shpejt luftës së tij sulmuese, përkundrazi ai ka filluar me ofensivën e paralajmëruar për në pranverë. Sipas kreut të NATO-s ai ka dërguar mijëra ushtarë të rinj në front "për të kompensuar mungesën e cilësisë me sasi, edhe pse kjo çon në humbje të mëdha."

Në takimin e NATO-s zhvillohen bisedime edhe për shpenzimet e ardhshme të armatimit të aleancës, më saktë nëse nga objektivi 2% do të kalohet në 2,5% apo madje edhe 3% e prodhimit të brendshëm bruto për armatimin. Një çështje tjetër është mbrojtja më e mirë e infrastrukturës nënujore si gazsjellësit apo linjat elektrike që ndodhen në tabanin e detit nga sulme të mundshme, siç ndodhi me sulmin kundër Nord Stream 2. Megjitthatë siguri 100% nuk ka thuhet në Bruksel, për shembull vetëm përmes Detit të Veriut kalojnë tubacione gazi me një gjatësi rreth 9000 km./DW
Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të shpëtojnë vëllezërit ...
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën edhe të martë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar presidentin serb,...
Moldavia ka rihapur hapësirën ajrore për fluturime civile,...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, filloi nj...
Në mesin e krizës së fundit në Kosovë, e cila kulmoi me ve...
Të paktën tre persona mbetën të vrarë dhe pesë të tjerë u ...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të mbajnë një takim dyd...
Mijëra njerëz janë vrarë në Siri, si pasojë e një tërmeti ...
Qyteti Bakhmut, në lindje të Ukrainës, pësoi të hënën sulm...
Në Frankfurt u mbajt së fundmi (10.02.2023) një protes...
Zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë,...
Kur ka kaluar një javë nga tërmetet tragjike në Turqi dhe ...
Rusia tha se do të ishte “e papërshtatshme” që të zgjatet ...
Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi kanë nxjerr të gjallë n...
Ish-ministri i Jashtëm Nikos Christodoulides u zgjodh ...
Credit Suisse, një kompani e madhe e shërbimeve financiare...
Austria po përballet me kritika të ashpra për dhënien e vi...
Ekipet e shpëtimit nga Taxhikistani kanë nxjerrë të gjallë...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka ndërmend të zgjas...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...