Ashpërsia e krizave demografike/ Japonia humbi 3 milionë banorë në 5 vite
Popullsia e Japonisë ka rënë me më shumë se 3 milionë në p...

Një avion pasagjerësh që fluturon me 500 nyje shpejtësi (575 milje në orë) dhe një tanker nafte që lëviz ngadalë me 15 nyje, e përshkojnë rrugën nga Gjiri Persik drejt Europës përkatësisht në disa orë ose në disa javë.
Ky kontrast fsheh një lidhje thelbësore. Mbyllja pothuajse e plotë e Ngushticës së Hormuzit ka bllokuar si karburantin e avionëve, ashtu edhe naftën bruto nga e cila ai prodhohet, duke bërë që çmimet të rriten me shpejtësi.
Që nga fillimi i konfliktit me Iranin, kostoja e furnizimit të avionëve me karburant është rritur ndjeshëm. Kjo ka shkaktuar tashmë viktimën e parë në industri. Spirit Airlines, një kompani amerikane me kosto të ulët që ndodhej nën mbrojtje falimentimi, ndaloi operimet më 2 maj.
Financat e saj, të dobësuara nga konkurrenca gjithnjë e më e fortë nga kompanitë e mëdha ajrore, nuk e përballuan dot rritjen e kostove të karburantit.
Kompani të tjera ajrore kanë rritur çmimet e biletave, kanë shtuar tarifa shtesë për karburantin dhe kanë anuluar fluturime që nuk do të ishin më fitimprurëse.
Mes kompanive që kanë shkurtuar fluturimet janë Lufthansa dhe Air France-KLM në Europë; United Airlines dhe Delta Air Lines në SHBA; si dhe Vietjet Air dhe AirAsia në Azinë Juglindore. Në gjysmën e dytë të prillit, numri global i fluturimeve të planifikuara për majin ra me 13 mijë, sipas kompanisë së të dhënave Cirium.
Megjithatë, ndërsa afrohet sezoni veror, numri i fluturimeve pritet ende të rritet me 3% deri në 6% krahasuar me vitin e kaluar, sipas Goldman Sachs. Kjo nuk përputhet me disponueshmërinë e karburantit të avionëve.
Kërkesa mesatare në vitin 2025 ishte rreth 7.8 milionë fuçi në ditë, sipas Société Générale. Nga kjo sasi, 2 milionë fuçi tregtoheshin ndërkombëtarisht, ndërsa 360 mijë kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit.
Mungesa e furnizimeve për rafineritë aziatike që mbështeten te nafta e Gjirit për prodhimin e karburantit të avionëve mund të krijojë një mungesë shtesë prej 800 mijë fuçish në ditë në maj, thotë banka. Në total, kjo përfaqëson rreth 15% të kërkesës globale.
Çfarë e shpjegon këtë kontrast mes mungesave që po afrohen dhe shtimit të fluturimeve? Siç shpjegon Andrew Charlton nga Aviation Advocacy, një shoqëri konsulence, gjëja e fundit që do të ndryshojë janë “mesazhet optimiste” të kompanive ajrore, të cilat duhet të vazhdojnë të shesin bileta për të ruajtur fluksin e të ardhurave.
Por mbetet ende e paqartë se ku mungesat do të godasin të parat dhe më fort.
SHBA-ja, tregu më i madh i aviacionit në botë, në përgjithësi duhet të mbetet e furnizuar mirë. Vendi është prodhues dhe rafinues i madh nafte. Megjithatë, nuk është plotësisht i mbrojtur.
Rezervat po pakësohen në Bregun Perëndimor, i cili nuk është i lidhur me rrjetin e tubacioneve të karburantit të avionëve që lidh rafineritë me aeroportet në lindje të Maleve Shkëmbore.
Importet në atë pjesë të vendit përbëjnë pothuajse një të pestën e furnizimeve, ku 85% vijnë nga Koreja e Jugut, e cila tani po përballet me mungesën e naftës bruto nga Gjiri.
Ndikimi në Europë dhe Azi, të cilat janë më të ekspozuara se SHBA-ja, është gjithashtu i pabarabartë. Europa konsumon 1.6 milionë fuçi karburant avionësh në ditë dhe importon rreth një të tretën e nevojave të saj, tre të katërtat e të cilave kanë ardhur nga Gjiri. Megjithatë, ndërsa Britania importon rreth 65% të nevojave të saj, Greqia dhe Holanda janë eksportuese neto. Edhe situata në Azi është e përzier.
Kina është një eksportuese e madhe, por kufizimet tregtare mund të lënë vende si Australia dhe Vietnami përballë mungesave, përveç nëse paguajnë më shumë për furnizime alternative.
Edhe rezervat ndryshojnë ndjeshëm, siç tregon rasti i Europës. Kontinenti ka rezerva komerciale për 38 ditë, që shkojnë në 57 ditë nëse përfshihen rezervat shtetërore.
Por Britania, e cila nuk ka rezervë strategjike, ka tani vetëm 29 ditë rezerva karburanti avionësh, sipas Goldman Sachs. Për Portugalinë kjo shifër ka rënë në 23 ditë. Ky është niveli ku International Energy Agency vlerëson se nis nevoja për kufizime në furnizim.
Ndryshimet në flukset tregtare që nga fillimi i luftës e kanë ndërlikuar edhe më tej situatën. Çmimet e larta kanë nxitur rafineritë amerikane të prodhojnë më shumë karburant avionësh.
Eksportet nga deti nga SHBA-ja janë rritur me tre të pestat, në 280 mijë fuçi në ditë, ku mesatarisht 110 mijë fuçi në ditë kanë shkuar drejt Europës në mars dhe prill, nga nivele minimale më parë. Me kompanitë europiane të gatshme të paguajnë më shumë, eksportet amerikane drejt Azisë pothuajse janë ndalur.
Kompanitë ajrore në rajon mund të marrin njëfarë lehtësimi nga rafineritë indiane, të cilat nuk mund të furnizojnë klientët europianë për shkak të përdorimit të naftës bruto ruse të sanksionuar. Por qeveria indiane mund të kufizojë eksportet.
Teksa afrohet sezoni i ngarkuar veror është e vështirë të dihet se kujt do t’i preken pushimet nga mungesa e karburantit të avionëve. Rihapja e Ngushticës së Hormuzit do të sillte njëfarë shprese, megjithëse rikthimi i tregtisë në normalitet do të kërkonte kohë, sidomos pasi infrastruktura është dëmtuar gjatë konfliktit.
Nëse ajo mbetet e mbyllur për një periudhë të gjatë, çmimi i karburantit të avionëve do të duhet të rritet në nivele që do të dekurajonin shumë pasagjerë nga fluturimet. Nuk do të ishte çudi nëse edhe kompani të tjera ajrore do të ndiqnin Spirit drejt falimentimit. /Monitor
Popullsia e Japonisë ka rënë me më shumë se 3 milionë në p...
Katër vende të Bashkimit Europian po i kërkojnë Komisionit...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar pak minut...
Një zjarr në një vagon treni pranë Stacionit Penn të Nju J...
Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore po vuan nga një val...
Zyrtarët ushtarakë izraelitë dhe libanezë do të zhvillojnë...
Disa media amerikane dhe ndërkombëtare kanë raportuar se S...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka reaguar l...
Britania e Madhe do të nisë përdorimin e teknologjisë së i...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se...
Disa herë tashmë është thënë se SHBA-ja dhe Irani ndodhen ...
Financimi i ndihmës për zhvillimin, dhe si rrjedhojë edhe ...
NATO dhe Bashkimi Europian kanë dënuar sulmin me dron rus ...
Një dron rus ka hyrë në hapësirën ajrore rumune dhe u rrëz...
Kur një qeveri shpërndan para publike në prag të zgjedhjev...
Parlamenti i Islandës miratoi një referendum më 29 gusht m...
Negociatorët e SHBA-së dhe Iranit kanë rënë dakord për një...
Benjamin Netanyahu ka thënë se i ka dhënë urdhër ushtrisë ...
Franca do të fillojë të rimbursojë ilaçet për humbje peshe...
Portugalia ka regjistruar një ditë të re më të nxehtë në m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...