Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), njoftoi zyra e tij të enjten.
Kurti do të zhvillojë “takime dypalëshe me liderë në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.
Kryeministria nuk tregoi se kush janë liderët me të cilët do të mbajë takime dypalëshe Kurti.
Ajo tha se “përmes pjesëmarrjes në javën e nivelit të lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Kosova ofron për investitorë të huaj”.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës, sipas njoftimit.
Udhëtimi i Kurtit në Nju Jork vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara pësuan një goditje në fillim të këtij muaji.
Uashingtoni njoftoi më 12 shtator për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të Kosovës, që tha se kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se veprimet e qeverisë së udhëhequr nga Kurti kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.
“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha ajo, pa shpjeguar se për çfarë deklaratash dhe veprimesh bëhet fjalë saktësisht.
Kurti tha më vonë se qeveria në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me SHBA-në, por nguli këmbë se raportet mes dy vendeve nuk janë prishur.
Ai tha se dallimet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara “shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë”.
Ndërkohë, në Nju Jork këtë javë ndodhet edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka zhvilluar disa takime deri tani.
Të mërkurën, Osmani u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me të cilin tha se pati bisedë “përmbajtësore”.
Ajo i vijoi takimet me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, së cilës ia përsëriti kërkesën e Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së./REL
Po, është e vërtetë që "Oktoberfest"-i zhvillohet në Gjerm...
Pasagjerët e linjave ajrore në Itali duhet të përgatiten p...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është shpallur fa...
Oligarku moldav Vladimir Plahotniuc është ekstraduar në Ki...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vijim të udhëtimit...
Donald Trump ka kërkuar një hetim për atë që ai e quajti n...
Nënpresidenti amerikan, JD Vance, dhe sekretari amerikan i...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ...
Serbia edhe një herë po përballet me akuza se operativë të...
Aeroporti i Aalborgut në veri të Danimarkës është mbyllur ...
Rreth 2 milionë njerëz në Kinën jugore u evakuuan ndërsa n...
Administrata Trump i paraqiti udhëheqësve arabë një plan p...
Autoritetet britanike kanë arrestuar një burrë rreth 40 vj...
Komisioni Evropian tha se po punon që potencialisht të ven...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të ...
Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka zhvilluar n...
Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që autorët për su...
Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pres...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në një qendër emigra...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...