Reforma Territoriale/ Berisha paralajmëron Ramën: Do ngrejmë Shqipërinë në këmbë
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për shtyrjen e afatit p...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për shtyrjen e afatit p...

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i kanë bërë jehonë qasjes së re, më të ashpër, të presidentit Donald Trump kundër Rusisë, duke e akuzuar Moskën se nuk po bën mjaftueshëm për t’i dhënë fund luftës dhe për t’i ndalur vrasjet në Ukrainë.
Të mërkurën mbrëma, Vance tha se Trump-i “mendon se ata nuk po bëjnë mjaftueshëm në tavolinën e bisedime për t’i dhënë fund luftës... Nëse rusët nuk pranojnë të bisedojnë me mirëbesim, mendoj se do të jetë shumë, shumë keq për vendin e tyre”.
Ndërkohë, Rubio u takua me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku përsëriti thirrjen e Trump-it “për t’i dhënë fund vrasjeve dhe nevojën që Moska të ndërmarrë hapa domethënës drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të luftës Rusi-Ukrainë”.
Lavrovi u përgjigj duke thënë se ka “interes të përbashkët për të gjetur zgjidhje paqësore” për luftën në Ukrainë.
Por, ai përsëriti nevojën e Moskës për t’i “eliminuar shkaqet rrënjësore të konfliktit ukrainas”.
Kjo është gjuha e Kremlinit për të vendosur kufizime mbi fuqinë ushtarake të Ukrainës dhe një zotim që ajo të mos i bashkohet NATO-s. Këto janë vetëm disa nga kërkesat e shumta historike të Moskës, shumica e të cilave janë të papranueshme për Kievin dhe Perëndimin.
Ndërkohë, në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e hodhi poshtë pretendimin se Ukraina mund ta rimarrë të gjithë tokën e saj të pushtuar, duke thënë se “ideja se Ukraina mund të rikthejë diçka është, sipas pikëpamjes sonë, e gabuar”.
Qëndrimi i ri i administratës amerikane vjen pasi Trump-i, duke bërë kthesë të papritur, tha më 23 shtator në rrjetet sociale se Ukraina mund ta rimarrë të gjithë tokën e pushtuar nga Rusia me ndihmën e mbështetësve të saj evropianë.
Rusia kontrollon rreth një të pestën e tokës së Ukrainës, përfshirë gadishullin e Detit të Zi, Krimenë, e cila u aneksua në mënyrë të paligjshme në vitin 2014.
Në të kaluarën, Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë lënë të kuptohet se Ukraina do të duhet t’i japë pjesë të tokës së vet Rusisë në marrëveshje për paqe.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe vendi i tij “janë në telashe të mëdha ekonomike”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
“Pasi e kam kuptuar plotësisht gjendjen ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës dhe Rusisë, dhe pasi pashë problemet ekonomike që ajo po i shkakton Rusisë, mendoj se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Europian, është në gjendje të luftojë dhe të rimarrë të gjithë tokën e saj në formën e saj origjinale”, shkroi Trump.
Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme disa orë më vonë, Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë “plotësisht të përgatitura për të vendosur një rund shumë të fortë tarifash të fuqishme”, nëse Rusia nuk është “gati të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës”.
Por, ai përsëriti kushtin e tij të fundit që Europa të ndërmarrë veprime të ngjashme, duke thënë se, “që këto tarifa të jenë efektive, vendet evropiane… duhet të na bashkohen duke miratuar masat të njëjta”.
Këto deklarata nënkuptojnë se presidenti amerikan ka ndryshuar bindshëm qasjen e tij.
Sepse, Trump-i gjatë viteve të fundit e ka lavdëruar shpesh Putin-in dhe e ka fajësuar Ukrainën për konfliktin – i cili u shndërrua në luftë të hapur pasi Rusia e nisi pushtimin e fqinjit në shkurt të vitit 2022.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ishte i befasuar nga deklaratat e fundit të Trumpit, por i quajti ato shenjë pozitive se Uashingtoni do të mbështesë Kievin deri në fund të luftës./REL
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ...
Serbia edhe një herë po përballet me akuza se operativë të...
Aeroporti i Aalborgut në veri të Danimarkës është mbyllur ...
Rreth 2 milionë njerëz në Kinën jugore u evakuuan ndërsa n...
Administrata Trump i paraqiti udhëheqësve arabë një plan p...
Autoritetet britanike kanë arrestuar një burrë rreth 40 vj...
Komisioni Evropian tha se po punon që potencialisht të ven...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të ...
Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka zhvilluar n...
Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që autorët për su...
Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pres...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në një qendër emigra...
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka publikuar...
Komisioni Europian po punon për një propozim të ri për të ...
Guvernatori i rajonit të Bashkortostanit, Radiy Khabirov r...
Forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban thotë se një dron mbi...
BE-ja ka hequr ndalimin e importit të shpendëve nga Brazil...
Udhëheqësit e Kosovës i kanë kërkuar bashkësisë ndërkombët...
Një avion ushtarak spanjoll me ministrin e Mbrojtjes në bo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...