web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kurti në Izvor të Zveçanit/ përurohet objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit

9 Qershor 2025, 21:00, Kosova & Bota CNA

Kurti në Izvor të Zveçanit/ përurohet objekti i ri i

Në Izvor të Zveçanit u përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Objekti i ri është një investim prej 750 mijë euro dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme prej afër katër mijë metrash katrorë.

Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila nga ky stacion, që u ofron kushte të dinjitetshme, do të përkujdeset për sigurinë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale që cenojnë sigurinë e vendit.

Përmes një postimi në rrjetet socile, Kurti falënderon operatorin ekonomik, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për bashkërendimin e ngushtë dhe të shkëlqyeshëm./CNA





Lajmet e fundit nga