FOTO/ Situatë kaosi në Dubai, rrugët janë kthyer në lumenj, pas reshjeve rekord
Përmbytjet që kanë goditur Dubain dhe vendet e tjera t...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës nga autoritetet kufitare në Serbi.
Përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter, Kurti tha se qytetarët që kanë mbetur të bllokuar që nga mëngjesi në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë, “janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet”.
“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, Serbia u kundërpërgjigj ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, më shumë se 300 qytetarë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar në mënyrë arbitrare në kufi, duke u privuar nga ushqimi dhe ilaçet. Shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, shkroi Kurti në X. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ajo e Punëve të Brendshme e Kosovës më herët gjatë 17 prillit u bënë thirrje qytetarëve që me “çdo kusht” të shmangin kalimin nëpër Serbi.
MPJD tha se autobusë të Kosovës, me udhëtarë nga Kosova, janë bllokuar në dy pikëkalime kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe në një pikëkalim kufitar me Hungarinë.
Kjo ministri tha se udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve.
“Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje”, u tha në njoftim.
Kjo ministri tha se këto veprime janë ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje ndaj votës në Këshillin e Evropës një ditë më parë, por po ashtu autoritetet serbe kishin paralajmëruar se do të arrestonin shtetas të Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 14 prill paralajmëroi se çdokush që shkel rendin kushtetues të Republikës së Serbisë “do të arrestohet dhe ndiqet penalisht”.
Ai i bëri këto deklarata teksa foli për arrestimin e Sreqko Sofronijeviqit nga autoritetet në Kosovë. MPJD i është drejtuar faktorit ndërkombëtar për bllokimin e shtetasve të Kosovës në territorin serb, ndërkaq zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, po ashtu njoftoi se për situatën e ka njoftuar edhe ndërmjetësin evropian të dialogut, Mirosllav Lajçak.
“Kjo është përgjigja e Serbisë dhe hipokrizia karshi respektimit të të drejtave të njeriut nga një shtet që aktualisht është anëtar i Këshillit të Evropës. Veprime të tilla edhe një herë dëshmojnë rënien e demokracinë dhe politikën e tyre të vazhdueshme të agresionit”, shkroi Bislimi në X.
Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte./ Rel
Përmbytjet që kanë goditur Dubain dhe vendet e tjera t...
Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u shoqërua të hënën...
Numri i të vdekurve ushtarakë të Rusisë në Ukrainë tani ka...
Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve q...
Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fat...
"Ministrat u kërkojnë të gjithë aktorëve në rajon, që ...
Para takimit të G7 në ishullin e Caprit në Itali, presiden...
Një seri shpërthimesh janë dëgjuar gjatë natës në zonë...
Sulmi i paparë i Iranit kundër Izraelit e ka shtyrë Lindje...
Një projektligj ndërpartiak që synon angazhim më të shtuar...
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, tha të m...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, t...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar menjëherë p...
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës është sh...
Miroslav Lajçajk është emëruar në postin e ambasadorit të ...
Aeroporti i Birminghamit pezulloi përkohësisht funksio...
Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presi...
Mediat kroate kanë bërë të ditur identitetin e shqiptares ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të m...
Izraeli bëri thirrje të martën për sanksione të reja k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...