52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Një gjykatë në Prishtinë dënoi të mërkurën ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe tre zyrtarë të tjerë nën akuzat “për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit të Kosovës”.
Të katër zyrtarët u shpallën fajtorë për ndarjen e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë “Bechtel&Enka” që ndërtoi autostradën Prishtinë – Hani i Elezit që lidh Kosovën më Maqedoninë.
Autostrada me një gjatësi prej rreth 60 kilometrash, e cila u përurua në vitin 2019, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 600 milionë euro.
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, aktualisht deputet në parlamentin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u dënua me tri vjet e tetë muaj heqje lirie si dhe ndalim të ushtrimit të funksionit në administratën publike për tri vjet e gjashtë muaj.
Eset Berisha, ish-këshilltari politik i ish-ministrit Lekaj, u dënua me 3 vjet e 3 muaj heqje lirie dhe ndalim të ushtrimit të funksionit në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vjetësh.
Nebih Shatri, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, u dënua me 1 vit e 8 muaj heqje lirie dhe ndalim të ushtrimit të funksionit publik në kohëzgjatje prej 2 vitesh.
Dënimi i njëjtë iu shqiptua edhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.
Në vitin 2018, qeveria e Kosovës i ndau 53 milionë euro shtesë për kompaninë që ndërtonte autostradën për shkak të, siç është thënë, dështimit të qeverisë së mëparshme për t’i përmbushur me rregull detyrimet ndaj ndërtuesit.
Një kompani mbikëqyrëse e ndërtimit të autostradës e kontraktuar nga qeveria e Kosovës kishte thënë se detyrimet ndaj kompanisë ndërtuese arrinin në rreth 14 milionë euro.
Vendimi nxiti debate e pakënaqësi duke çuar në hetimin e çështjes dhe ngritjen e akuzës në vitin 2022 ndaj zotit Lekaj dhe tre zyrtarëve të tjerë./VOA
"Universal Music" po tërheq miliona këngë të saj nga rrjet...
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një grup kriminal, i ...
Një sulmues i armatosur me thikë, shpatë dhe me parzmo...
Imran Khan dhe gruaja e tij Bushra Bibi janë dënuar me 14 ...
Ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten për "veprime ...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradi...
Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për të miratu...
Hamasi tha të martën se po shqyrtonte një propozim të ri p...
Gjermania, Holanda dhe Polonia nënshkruan të martën një ma...
Bordi elektoral i shtetit të Illinoit vendosi të martën që...
Vëllimi i ekonomisë së padeklaruar në Gjermani pritet të r...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se të martën...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të martën s...
Britania e Madhe është e gatshme për ta njohur formalisht ...
Një video skandaloze është shpërndarë në mediat "onlin...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar Talat Xhaferin,...
Avokatët e Hashim Thaçit kanë kërkuar të tërhiqen nga ...
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë dritën jeshile ...
"Konfliktet ndodhin në botë dhe vendi duhet të mbrohet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...