Osmani takon Lajçakun/ Ultimatumi për zgjedhjet në veri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se të martën...

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha të martën se bisedoi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për vendimin e Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit në pagesat me para të gatshme në vend.
Banka Qendrore e Kosovës e nxori një rregullore të re javë më parë, e cila kërkon që të gjitha pagesat me para të gatshme kudo në Kosovë të bëhen vetëm me euro duke nisur nga 1 shkurti, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb në vend.
I pyetur nëse bisedoi me Kurtin për shtyrjen e vendimit të BQK-së, Lajçak tha për gazetarë: “Ne e përmendëm këtë çështje të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, por dua të veproj si zëvendës i Qeverisë kosovare, por ju do të njoftoheni nesër”.
“Pra, ju do të mësoni më shumë rreth kësaj”, shtoi ai.
Në një konferencë për media pas takimit në Prishtinë, Lajçak tha se u diskutua edhe për sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i serbëve të armatosur në fshatin Banjskë në veri të vendit.
Sulmi në Banjskë, ku u vranë një polic dhe tre sulmues, u diskutua edhe gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, një ditë më parë në Beograd, theksoi ai.
"Sulmi në Banjskë diskutohet çdo herë në çdo takim që kur ka ndodhur”, tha Lajçak.
Ai tha se BE-ja pret që të përfshirët në sulmin në Banjskë të mbahen përgjegjës.
“Publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presin që të përfshirët të mbahen përgjegjës. Sa i përket hetimit, nuk jam unë personi i duhur për të folur se nuk ka hetim që udhëhiqhet nga BE-ja, por janë vendet individuale që kanë hetuar apo po e hetojnë. Ne po marrim të dhënat nga shtetet anëtare dhe partnerët evropianë”.
Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Kosova e fajësoi Serbinë për sulmin, e cila e mohoi çdo përfshirje, por e ka lënë të lirë Radoiçiçin, me kusht që të mos udhëtojë drejt Kosovës./ REL
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se të martën...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të martën s...
Britania e Madhe është e gatshme për ta njohur formalisht ...
Një video skandaloze është shpërndarë në mediat "onlin...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar Talat Xhaferin,...
Avokatët e Hashim Thaçit kanë kërkuar të tërhiqen nga ...
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë dritën jeshile ...
"Konfliktet ndodhin në botë dhe vendi duhet të mbrohet...
Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, është dënuar ...
Gjendja e korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar gjatë vi...
Një bazë ushtarak amerikane në një zonë rurale të Jordanis...
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka dëshmuar para aut...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të hënën ...
Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjë...
Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar viktimat e masakrë...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka ...
Për herë të parë në histori, Maqedonia e Veriut drejto...
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun n...
Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plag...
Sipas raportimeve në mediat gjermane, në buxhetin e qeveri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...